9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Zambaku i Prizrenit në fazën finale të përgatitjeve

Orkestra e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare është në vlugun më të madh të përgatitjeve, e cila do t’i përcjellë live 14 këngët e edicionit të 28 të Festivalit të këngës së vjetër qytetare, që mbahet në Prizren, nga Drejtoria për Kulturë e Kuvendit Komunal, ndërsa i është besuar organizimi Studio Helix-it.

Drejtori i Studio Helix, njofton se orkestra që do t’i përcjellë live këngët përbëhet nga: violinat, violat, çelo, kitarat, kitara bas, mandolina, klarineta, flauta, fis-harmonika, saksofoni, piano sintitajzer, bateri etj. Pjesë e orkestrit sipas organizatorit janë instrumentistët e dëshmuar nga Prizreni, disa nga të cilët jetojnë e punojnë në Prishtinë, por ka edhe instrumentistë nga qytete të tjera të Kosovës dhe Shqipërisë, cilësia e të cilëve garanton performancë të suksesshme të orkestrit.

Provat zhvillohen nën përkujdesjen e kompozitorit Tomor Berisha shton Krasniqi duke e shprehur besimin se deri me 31 gusht gjithçka do të jetë e gatshme për paraqitjen sa më të suksesshme të këngëtarëve në edicionin e 28 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”. Krahas përgatitjes së orkestrit Krasniqi njofton gjithashtu se Studio Helix është duke u angazhuar maksimalisht për një edicion më të mirë të festivalit edhe nga ana teknike.

Në edicionin e 28 të festivalit të këngës së vjetër qytetare do të paraqiten këta këngëtarë më këto këngë:

“Sa të dua o Prizren”, kompozim i Tomor Berishës, me tekst të Hivzi Krasniqit do të këndohet nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata;
“Sa të kam dashur” kompozim i Nexhat Maculës me tekst të Mark Gojanit, këndohet nga Albulena Jashari;
“I vetmuar jam” me tekst dhe kompozim të Arsim Kryeziut do të këndohet nga Andi Qerreti;
“Vera e hidhur” kompozim i Edon Ramadanit e tekst të autorit Agron Kalludra do të këndohet nga Denik Prizreni;
“Do t’ këndojmë e do t’ këndojmë” me tekst dhe kompozim të kompozitorit Artan Bakija do të këndohet nga vetë Artan Bakija.
“Flokëzeza” është kompozim i Irfan Blakqorit i cili gjithashtu e ka bërë edhe tekstin dhe do të këndojë këtë këngë;
“Kënga e zemrës” kompozim i Veton Perrollit, me tekst të Musa Bushranit do të këndohet nga Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi;
“Malli im” me teskt të Asdrenit është kompozim i Isa Jakupit ndërsa do të këndohet nga Ylberina Avdyli;
“Nuk jam shpirti yt” kompozim i Memli Kelmendit me tekst të Xhevat Kelmendit, do të këndohet nga Xhevat Kelmendi;
“A po qan lulja”, kompozim i kompozitorit Ylli Kalaja, me tekst të autorit Aulon Kalaja do të këndohet nga Rakipe Kalaja;
“Me trille t’ambla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt me tekst të Albana Fanit do të këndohet nga Olta Juba;
“Lermë ta puth nishanin” kompozim i Ylli Ramzotit, me teskt të autorit Matish Gjeluci do të këndohet nga Ilsi Ademi.
Krahas këtyre 12 këngëve shqipe, do të paraqitet edhe kënga turke “Sen Oldun” e kompozitorit Hisein Kazaz e cila do të këndohet nga Tolga Kazaz dhe kënga boshnjake “Aroma e bardhë e Zambakut” e kompozuar nga Shefqet Hoxha ndërsa do të këndohet nga Shaqir Ahmeti.

“Festivali Zambaku” i Prizrenit mbahet të mërkurën me 31 gusht, live në kopshtin e Kino Lumbardhit në Prizren, duke filluar nga ora 20. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Lajmet e Fundit