10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“Zambaku i Prizrenit në Retrospektivë”, MKRS s`di kush e organizoi

Këshilltari i politik në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Samir Hoxha ka thënë që ngjarja kulturore “Zambaku i Prizrenit – Retrospektivë 1986 – 2016” nuk është organizuar nën patronatin e MKRS-së dhe madje ata nuk kanë qenë as pjesëmarrës në këtë ngjarje kulturore.

Kjo përgjigje vjen pas akuzave nga familja e Dashnor Xërxës, profesorit të ndjerë i cili ka dhënë kontribut të madh në Shoqërinë Artistike, Kulturore “Agimi” dhe kryesisë së Shoqërisë Artistike, Kulturore “Agimi” për organizimin e ngjarjes kulturore “Zambaku i Prizrenit – Retrospektivë 1986 – 2016”, duke akuzuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit se kjo ngjarje është organizuar nën patronatin e tyre.

Në këtë ngjarje ishte planifikuar të ndahej një mirënjohje për Dashnor Xërxën i cili ka kontribuar për vite të tëra në organizimin e festivalit, por kjo është refuzuar nga familja Xërxa.

“Megjithatë, si familje, jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer që një organizim i rëndësisë së tillë u besohet organizmave dhe individëve të caktuar, të cilët kanë degraduar kulturën prizrenase, duke humbur mundin shumë vjeçar të shumë emrave kontribues të jetës kulturore në Prizren”, thuhej në reagimin e familjes Xërxa.

Më tej në këtë reagim familja Xërxa kërkoi edhe distancimin e ministrit të Kulturës nga organizatorët e “Zambaku i Prizrenit – Retrospektivë 1986 – 2016”.

“Me shumë keqardhje ju njoftojmë se ne nuk mund të pranojmë mirënjohjen e sontme, duke refuzuar kështu jo nderimet e ardhura nga ju z. ministër dhe Ministria të cilën e përfaqësoni, por duke u distancuar nga individët të cilët në emër të mundit të jashtëzakonshëm të bashkëshortit dhe prindit tonë, dhe të shumë emrave të tjerë, kanë degraduar skajshmërishtë atë që është bërë me dekada për të mbajtur gjallë dhe ngritur në nivel profesional jetën kulturore të këtij qyteti. E tëra kjo me qëllim të përfitimeve personale”, thuhet në reagimin e familjes Xërxa.

Samir Hoxha nga MKRS ka thënë për KALLXO.com se refuzimi për të marrë pjesë nga familjarët e Dashnor Xërxës është e drejtë e tyre.

“Sa i përket reagimit të familjarëve të ndjerit Dashnor Xërxa në lidhje me refuzimin për të marrë pjesë në ngjarjen kulturore “ Zambaku i Prizrenit” – Retrospektivë”, ne e konsiderojmë si të drejtë të tyre të patjetërsueshme”, ka potencuar Hoxha.

Edhe në letrën e hapur nga kryesia e ShAK ‘Agimi’ janë shprehur të shqetësuar për prezencën e logove të Ministrisë së Kulturës në këtë ngjarje kulturore.

“Zhgënjimin tonë e bën edhe më të thellë fakti që ky sulm i ultë i kësaj kompanie private ndaj kulturës së Prizrenit u kamuflua me logot e institucioneve të shtetit të Kosovës, të cilat do të duhet të ishin garantuese të mbrojtjes së Zambakut të Prizrenit, si një nga vlerat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore”, thuhet në letrën e hapur të Sh.KA “Agimi” drejtuar ministrit të kulturës, Kujtim Gashi dhe kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

ShAK ‘Agimi’ që një kohë të gjatë kanë pasur probleme duke qenë e ndarë në dy krahë, përderisa njëri krah kanë organizuar ngjarjen kulturore “Zambaku i Prizrenit – Retrospektivë 1986 – 2016”, krahu tjetër nuk ka marrë pjesë dhe ka reaguar duke thënë se kjo ngjarje është organizuar nga një kompani private dhe për interesa personale.

“Jemi thellësisht të shokuar nga një organizim i mbrëmshëm, në të cilin një kompani private e Prizrenit abuzoi me njërën nga vlerat më karakteristike të kulturës së Prizrenit, festivalin e këngës së vjetër qytetare Zambaku i Prizrenit”, thuhet në letrën e hapur të njërit krah të ShAK Agimi, drejtuar ministrit, Kujtim Gashi.

Samir Hoxha po ashtu ka deklaruar për KALLXO.com se prioritet i tyre është që të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi në ShAK ‘Agimi’.

“Gjithashtu duhet të ju vëmë në dijeni se ministri i MKRS-së Kujtim Gashi, me të marr detyrën edhe personalisht ka qenë i përkushtuar që të kontribuoj në eliminimin e ndasive që kanë anëtarët e shoqërisë ‘Agimi’ në Prizren. Ministri Gashi, ndaras gjatë muajit nëntor ka takuar palët për tu njoftuar për së afërmi me shqetësimet dhe problemet e tyre. Marrë për bazë bisedat që janë zhvilluar me të dyja grupet kanë rrjedhur disa përfundime që nga të dyja palët të caktohen nga tre anëtar me qëllim të formimit të grupit punues për formimin e platformës së përbashkët për tejkalimin e situatës ekzistuese”, ka theksuar Hoxha.

Ai më tej ka shtuar se ky grup punues do ketë për qëllim që të përgatisë të gjitha rregulloret për organet e komisionet që parashihen me statut, të kryej te gjitha punët përgatitore për Kuvend të rregullt të anëtareve si dhe për Kuvendin zgjedhor të Shoqërisë “Agimi’ në Prizren.

“Ministria po ashtu ka marrë përsipër që të angazhoi një profesionist nga Zyra ligjore e Ministrisë që do ketë rolin këshillëdhënës gjatë hartimit të dokumentacionit relevant për Shoqërinë Agimi në Prizren”, është shprehur Hoxha.

Gjithashtu MKRS-ja ka theksuar se do të vazhdojnë të ruajnë neutralitetin duke mos u pozicionuar me asnjërin grup

Më Shumë

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Kroaci u shitën për 10 minuta

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor, dhe për vetëm disa minuta ka shitur të gjitha biletat...

Lajmet e Fundit