10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zbulohet letra e vetëvrasjes së Hitlerit

Ajo që shumë dyshohet se është “shënimi i vetëvrasjes” ose mesazhi final i Adolf Hitlerit, është publikuar, dhe do të shkojë në ankand këtë vit.

 

Në këtë letër, lideri nazist që e udhëhoqi Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka shkruar se Gjermania duhet të insistojë që trupi i tij të mbetet e të varroset në Berlin.
Image

“Unë dua të mbetem në Berlin, që kështu të marr pjesë, në betejën përfundimtare të Gjermanisë, dhe të jap një mesazh të mirë për ata që do të mbeten më pas” shkroi Hitleri më 24 prill të vitit 1945. “Në këtë mënyrë mendoj që i shërbejë më së miri Gjermanisë”.

Këtë letër ai ia ka dërguar Gjeneralit Ferdinand Schorner, i cili ka qenë një njeri i besuar i ideatorit të holokaustit.

Lideri gjerman vazhdoi “Për ju të tjerët, çdo përpjekje duhet të bëhet për ta fituar Berlinin. Ju mund t’ia dilni, duke bërë presion në frontin verior, sa më shumë që është e mundur”

Kjo letër është shkruar një javë para se Hitleri të bëjë vetëvrasje, ose të paktën ashtu mendohet, për shkak se ekzistojnë ende dyshime se ai ka arritur që të ikë në Argjentinë.

Sipas raportit zyrtarë, ai kreu vetëvrasje së bashku me gruan e tij, Eva Braun, më 30 prill të vitit 1945.

Ankandi Historik i Aleksandrit, ka vendosur në ankand këtë letër, me një çmim fillestar prej 30.000 euro. Ndërsa ofertat e para janë 60.000 deri më 80.000 euro.

Presidenti i kompanisë, Bill Panagopulos, e përshkroi letrën si një gjetje të rrallë, dhe si një mesazh para vetëvrasjes.

Kjo letër, gjithashtu e ka edhe shtesën, e cila është përgjigjja e Schornerit për Hitlerit, ku ndër tjera ai i kërkon që Furheri të largohet nga Berlini përmes frontit jugorë.

“Ju jeni garancia e vazhdueshmërisë së kombit tonë; vetëm nga ju çdo gjerman merr urdhëra, dhe prej teje udhëhiqet ushtria jonë” shkroi Schorner më 23 prill, 1945, duke shtuar “Ti je vetë Gjermania, nëse ju bini, bie e tërë Gjermania”.

Ankandi do të fillojë më 30 prill, dhe do të përfundojë më 1 maj, raporton Fox News.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit