8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Zëri modern poetik i Fatos Arapit

Poeti më kërkues dhe më i veçantë i letërsisë së sotme shqipe, Fatos Arapi, i cili shquhetme artikulimin modern të shprehjes poetike, e ka pasuruar vazhdimisht lirikën e vet tematikisht e semantikisht, duke i dhënë një ton të mëvetësishëm poetikës së tij. Poezia e Fatos Arapit është moderne dhe individuale njëkohësisht. Individualiteti krijues, në kuadër të aktit të krijimit, përfshin dy skajet – individualen dhe të përgjithshmen, kohoren dhe të përjetshmen, shkruan sot Koha Ditore.

Fatos Arapi që nga veprat e para poetike deri tek ato të fundit sjell në letërsinë tonë një zë poetik paksa tjetër nga brezi i tij (Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj.), duke artikuluar mendimin poetik nëpërmjet figurës së qëndrueshme e specifike, me një intonim modern në kompleksin unik e të papërsëritshëm strukturor.

Vargu poetik i tij shquhet posaçërisht me nuancat lirike, shprehjen eliptike sugjestive dhe reflektimet simbolike. Shprehja e tij poetike sheston përherë strukturime artistike e es­tetike. Konceptimi refleksiv i jep një ton karakteristik poezisë së tij, kurse kërkimi dhe qëndrimi aktiv ndaj jetës dhe mendimi i thellë filozofik mbi dukuritë më të qenësishme të saj e bëjnë këtë poezi moderne, e cila më shumë sugjeron sesa flet, më shumë udhëzon sesa shpjegon. Mendimi poetik i Fatos Arapit është i mprehtë duke u thelluar në nëntekstin poetik dhe duke u zgjeruar në kontekstin semantik të asociacioneve simbolike…(

Më Shumë

Lajmet e Fundit