9.1 C
Prizren
E diel, 25 Tetor, 2020

Kur duhet ta vendosni maskën dhe kur kjo nuk është e nevojshme?

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrotje nga COVID-19. Në këtë udhëzues tregohet se kur qytetarët duhet që t’i bartin maskat dhe se kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme, raporton Express.

Bazuar në udhëzuesin e MSH’së, maskën duhet ta vendosni në këto raste:

-Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar tuajin me covid-19

-Nëse jeni i sëmurë me COVID-19 ose dyshoni se jeni prekur nga COVID-19, mos dilni nga shtëpia, përveç rasteve për të shkuar te mjeku. Mundësisht, qëndroni në një dhomë të veçantë në shtëpinë tuaj. Nëse keni nevojë të jeni pranë familjarëve në shtëpi, vendoseni maskën.

-Gjatë qëndrimit në secilin institucion shëndetësor.

-transporti publik (aeroplan, tren, kombi, taksi dhe autobus)

-qendrat e transportit (stacionet dhe terminalet e autobusëve dhe trenave)

-dyqane, supermarkete dhe qendra tregtare

-ambiente që ofrojnë shërbime zyrtare, profesionale, juridike ose financiare (institucione zyrtare, postë, bankë, etj.)

-ambiente që ofrojnë kujdes personal dhe trajtime bukurie (sallone ondulimi, berberë, sallone estetike, qendra masazhi, etj.)

-qendra turistike dhe argëtuese (muze, galeri, kinema, teatër, salla e koncerteve, shtëpi të kulturës, salla dasmash etj.)

-biblioteka dhe sallat e leximit publik

-faltoret (kishat, xhamitë)

-qendrat e komunitetit, qendrat rinore, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit

-sallat e ekspozitave dhe konferencave

-zonat publike në hotele dhe bujtina

-depotë dhe mjediset e distribucionit

-ambulantat veterinare

“Maska duhet të vihet para se të hyni në këto vende dhe duhet ta mbani atë derisa të largoheni nëse nuk ka një ndonjë arsye për heqjen e saj. Maskën dhe mbulesën e fytyrës duhet ta mbani edhe në mjediset e mbyllura, të cilat nuk janë të rradhitura këtu dhe në të cilat është vështirë të mbahet distanca sociale”, thuhet në udhëzuesin e MSH’së.

Ndërkohë, rastet kur nuk bartet maska janë:

-Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm;

-Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).

-Nëse jeni vetëm në veturë

-Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie

-Personat shurdh-memecë.

-Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.

-Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

- Advertisement -

Më Shumë

Një vend i pastër, i ndriçuar mirë tregim nga Ernest Hemingway

Ishte vonë dhe në kafene nuk kish mbetur njeri përveç një plaku të ulur nën hijen e gjetheve të pemës që mbulonin ndriçimin elektrik....

Prizren, 5 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 974 mostra të marra nga ShSKUK...

Vdes gazetari Ramadan Musliu

Në moshën 66-vjeçare ka vdekur gazetari Ramadan Musliu. Musliu studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet...

Asfaltohen disa rrugë në lagjen “Arbana” në Prizren(FOTO)

Drejtoria e Shërbimeve Pulike (DSHP) njofton se në bazë të projektit, “Rehabilitimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit”, ka kryer rehabilitimin (rregullimin)...

Dy të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënua dy raste të vdekjeve me COVID-19 (1 rast MIQ,...

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë viziton rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, sot gjatë ditës ka vizituar qytetin e Prizrenit, për të parë nga...

Rrëzohet rrapi shekullor, dëmtohen 4 vetura

Rënia e një rrapi shekullor, dëmton 4 automjete. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në periferi të qytetit të Fierit, në...

Edhe në kohë karantine u keqpërdor buxheti për dreka zyrtare

Shpenzime në emër të drekave e darkave në takime zyrtare me delegacione janë bërë edhe në muajt kur Kosova ndodhej në karantinë – kufijtë...

Orë vendimtare për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo do ta mësojë sot nëse do të lejohet të luajë për Juventusin kundër Barcelonës dhe rivalit të moçëm, Lionel Messi, javën e...

Brenda një ditë shqiptohen 1 mijë e 222 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 222 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore. Po...

OBSH: 75 studime për vaksinë kundër koronavirusit të testuara në botë

Në botë ka 75 studime të regjistruara mbi vaksinat për COVID-19, me nëntë kandidatë që kanë arritur fazën 3, e fundit para kërkesës për...

Të dielën ndryshon ora

ë dielën, nesër, do të ndryshohet ora për një orë prapa. Në momentin kur ora do të shënojë 03:00, akrepat duhet të kthehen për një...

Sot përurohet Memoriali i “Drinit”

Është jetësuar projekti i ndërtimit të Memorialit kushtuar komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha –"Drinit". Ai, do të përurohet sot  në ora 11:00. Pjesëmarrës në këtë ceremoni...

Prizren: Shpallet fajtor Hafir Gallopeni, i akuzuar për përvetësim në detyrë

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues  ndaj të akuzuarit për veprën penale përvetësimi në detyrë, Hafir Gallopeni. Sipas aktgjykimi të...

Ministri Kuçi përuron ujësjellës në fshatra të Suharekës

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë të martën në përurimin e ujësjellësit në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, si projekt i...

Besohet të jetë konfirmuar aktakuza kundër Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale nuk ka treguar nëse është konfirmuar ose jo aktakuza kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ani se...

Lajmet e Fundit

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit Dëgjo! Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më...

Manifestimi Letrar -Kulturor “Shpata e fjalës” në Prizren/ Hapet konkursi për poezi

Është hapur konkursi për Manifestimin letrar e kulturor “Shpata e fjalës”. Krijuesit pjesëmarrës do të mund t’i dërgojnë poezitë e tyre deri më 2...

Suharekë: Vazhdojnë punimet e rrugës në fshatin Sllapuzhan (FOTO)

I pari i Suharkës Bali Muharremaj nuk ndalet as në vikend. Në një postim në rrjetin social facebook Muharremaj ka bërë të ditur se ka...

“E kam njohur në burg”, spikerja e lajmeve tregon si u dashurua me politikanin

Sot në emisionin Rudia në Tv Klan ka qenë një çift i njohur i ekranit. Edhe pse ende shumë të rinj në moshë ata...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...