6.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Dhjetor, 2020

Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret

Testamenti i Mitrush Kutelit

Dëgjo!

Shenjat nuk i kam të mira. Tensioni ngrihet e ulet, zemra ngec. Nisem për në zyrë a për shëtitje dhe më priten këmbët, më mbahet fryma. Ndalem e helmohem me ilaçe. Netet i kam skëterrë, siç e di vetë. Këto të gjitha thonë se nuk e kam të gjatë. Pra mos u hidhëro se po të porosit edhe një herë.

1.Kur të vdes mos bëni lajmërime nga ato që ngjiten nëpër muret. Vdekja është një ngjarje që i takon atij që vdes dhe shtëpisë së tij. Pse ta dijë bota? S’dua!

Dikur kisha dashur të varrosesha në Pogradec, pranë babajt e nënës ose lart në gështenjat, në Shën e Djelë. Tani e kam ndryshuar mendjen. Varrimi është një ngatërresë. Varrosmëni këtu, në Tiranë. Gjith Shqipëri është! Nuk dua asnjë shkrim mbi varr. Vetëm një kryq, si babaj, gjyshi, stërgjyshi.

3 (…)

Fëmijët i porosit ta duan vendin dhe gjuhën tonë gjer në vuajtje.

Të mos u shqasë zemra kundër Shqipërisë as kur do të vuajnë pa faj. Atdheu është atdhe, bile atëherë kur të vret. Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje. Atalanta dhe Pandeli kanë prirje për letërsi. Le të mbarojnë studimet në ndonjë degë praktike – ajo, fizikë; ay, mjekësi ose ndonjë fakultet tjetër, fjala vjen, për arësimtar – dhe le të merren edhe me letërsi. Por jo si profesjon kryesor. Profesionismi në letërsi, në vëndin tonë, është, hë për hë, një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Tereni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarprinjtë. Të vrasin shokët, se iu bën hije. Dhe kur nuk u bën hije do të thotë se nuk je i zoti për letërsi. Dorëshkrimet ja u le atyre të dyve, sidomos Pandeliut. Të mos i prekë askush! Ay do të rritet, do lexojë shënimet e parealizuara, do t’i përpunojë. Për këtë duhet të grumbullojë më parë shumë kulturë. Talenti, prirja nuk vlejnë asgjë pa punë, pa kulturë.

Askush të mos më prekë dorëshkrimet para se të më rritet djali! I vini në arkë, i mbyllni!

Polikseni dhe Atalantë! Pandeli dhe Doruntinë! Të doni njëri tjetrin, të ndihmoni njëri tjetrin, të duroni njëri tjetrin! Mos vini re vogëlsirat, mos u grindni për vogëlsira, për asgjë. Hithni tutje inatin, se ay është burim i shumë të këqijave. Përpiqi të mos ju rritet mëndja. Inati dhe mendjemadhësia na kanë bërë dëme të mëdha. Na prishnë. Zemra juaj të mos njohë urrejtjen, grindjen, mërinë. Urtësi,butësi, zemërgjërësi! Hapni sytë për çdo hap që bëni në jetë. Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat. Kur t’ju vijë koha, martohuni. Të dëgjoni zërin e zemrës, po edhe të arësyes. Shpesh zemra të shpje në udhë të gabuar, në qoftë se nuk e drejton arësyeja. Mos i kërkoni shumë jetës, sepse jeta është koprace në mirësi. Mos ëndëroni ato që nuk realizohen dot. Mos u matni me hijen e mëngjezit, që sjell mëndjemadhësinë. Do t’i kërkoni jetës aq sa mund t’ju japë. Mos më qani! Mbahuni! Unë e rrojta jetën, mbarova qerthullin tim. Nuk dua t’ju shohin të tjerët kur qani. Më dëgjoni? Lotët janë të kotë. Kush vdes nuk ngjallet. Unë asqë dua të ngjallem, asqë dua ta filloj jetën përsëri. Mjaft! Këtë porosi mos e shkelni. Efterpi, më fal për këtë mërzitje të fundit! Mbahu dhe jepu zemër fëmijëve. Bëj siç të porosita. Mos ndrysho asgjë. Nuk dua njerëz në varrimin tim. Më të shumtit vinë për sehir, për formë. Unë i kam urryer ngahera varrimet e bujëshme, me kallaballëk. Edhe disa fjalë: kuptohet se nuk do të lajmërosh as njerëzit e tu, këtu ose në Korçë, me përjashtim të Foqit dhe Nestit. (…)

Të përqafoj, të lutem të më falësh dhe lamtumirë.

Yti, Dhimitraq

11 korrik,1966. Tiranë.(e hënë)

- Advertisement -

Më Shumë

Arrestohet personi i kërkuar në Rahovec

Një person i kërkuar është arrestuar në Xërxë të Rahovecit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë. “Në bazë te urdhëresës...

Prokuroria në Prizren ngritë aktakuzë për korrupsion ndaj menaxherit të zyrës së prokurimit në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj menaxherit të prokurimit në Komunën e Dragashit, Nuro Ismaili. Ai po akuzohet se ka kryer veprën penale...

Laporta mund të transferojë Haalandin te Barça

Joan Laporta është i gatshëm të udhëheqë sërish Barcelonën si president dhe nëse arrin të marrë këtë post, ai pritet të jetë i dhënë...

Mike Tyson: rikthim i rrezikshëm në ring në moshën 54 vjeçare

Muskuj të çeliktë dhe vështrim të ashpër – Mike Tyson rikthehet si 54-vjeçar në ring. Tifozët e presin me padurim duelin e tij me...

Paralajmërohet përfundimi i gjysmë vjetorit të parë më herët se që ishte planifikuar

Gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor mund të përfundojë më herët se që ishte planifikuar. Këtë e ka paralajmëruar ministri Shëndetësisë, Armend...

Nismës dhe AKR-së i bashkohen edhe katër deputetë

Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re i janë shtuar edhe katër deputet tjerë, kështu duke u bërë gjithsej me 10...

Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Albin Kurti mund të kthehet Kryeministër në detyrë

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se seanca e sotme dëgjimore ndikon në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit...

Normalja e Elbasanit mbush 111 vite: Përkujtohen mësuesit e parë

Pikërisht më 111 vite më parë, në 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e...

Sulmet ndaj Isa Mustafës i sjellin bereqet biznesit të Haxhi Avdylit

Duket se fyerjet e rënda që i ka bërë kreut të partisë së tij, Isa Mustafës, kanë qenë të bereqetshme për Haxhi Avdylin edhe...

Ish-ministri i Shqipërisë vdes nga COVID-19

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, nuk ka mundur të fitojë betejën me COVID-19. Ai ka vdekur në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi,...

Xhemaj, PDK: Skënderbeu nuk e meritoi këtë fyerje nga Komuna e Prizrenit me 28 Nëntor, të korrigjohet ky poshtërim

Bashmir Xhemaj i PDK’së, i cili vjen nga qyteti i Prizrenit, ka reaguar në lidhje me shtatoren e Gjergj Kastriotit, që Komuna e Prizrneit...

14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69...

Eqrem Kryeziu: Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët

Ish-nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë. “Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët,...

Dhjetë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Të martën janë regjistruar 521 raste të reja me...

Komisionet hetimore, deputetët “të painteresuar” t’i kryejnë obligimet që ua ka ngarkuar Kuvendi

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë funksionale tri Komisione hetimore: Komisioni Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë; Komisioni Hetimor lidhur me procesin e...

Fillojnë hetimet për vdekjen e Diego Maradonës – ka dyshime në stafin e ambulancës

Kanë filluar hetimet në Argjentinë rreth vdekjes së Diego Maradonës në të mërkurën e kësaj jave në moshën 60-vjeçare. Sipas protokollit të lëshuar, thuhet se...

Lajmet e Fundit

Shtohen kërkesat për qasje në dokumente zyrtare në Prizren, Haskuka i quan absurde dhe sheh se “zgjedhjet janë afër”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka quajtur absurde kërkesat e shumta për qasje në dokumente publike të bëra së fundi. Sipas tij,...

Suharekë, arrestohet drejtori i kompanisë për falsifikim dokumenti për tenderin milionësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim, falsifikim, dhe keqpërdorim në prokurim publik. Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria...

Këto janë shenjat me fat të dhjetorit

Muaji dhjetor sapo ka filluar që do të thotë që po përgatiteni t’i jepni lamtumirën një viti tjetër që po largohet. Dhe çfarë viti! Sigurisht që...

Liverpooli e ka nxjerr në shitje Shaqirin, këto janë klubet e mëdha që janë vënë pas yllit shqiptar

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror. Ylli kosovar nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion me The Reds, por edhe...

Haskuka: Projekte të përbashkëta për zhvillimin e bujqësisë

Në Prizren sot janë takuar kryetarët e tri komunave të këtij rajoni. Në një postim në Facebook, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë shkruar...