10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kurti: Deklaratat e Veliut për gjendjen e jashtëzakonshme, janë tradhëti e dyfishtë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, pas deklarimit të LDK-së, për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, tha se deklaratat e ish ministrit të Brendshëm, siç e ka quajtur Agim Veliun, janë tradhëti e dyfishtë.

“Deklaratat janë tradhëti e dyfishtë. Tradhëti ndaj qeverisë që vet bënte pjesë dhe tradhëti ndaj Policisë së Kosovës. Është tradhëti ndaj vetë policisë, që ka kryer punën shkëlqyeshëm, duke zbatuar detyrat dhe urdhërat. Gjatë tërë kësaj kohe, vetëm një mbledhje e ka mbajtur për virusin corona. Tradhëtia e tij e dyfishtë , ndaj qeverisë dhe ndaj policisë nuk mund të tolerohej”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se kjo ishte e palejueshme dhe nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta lirojë nga detyra Veliun.

Më Shumë

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

35 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke...

Lajmet e Fundit