15.4 C
Prizren
E premte, 29 Maj, 2020

Kurti: Kosovës nuk do t’i mungojë asgjë të cilën e ka pasur më parë, mos blini më shumë sesa ju duhet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi iu është drejtuar qytetarëve duke iu kërkuar respektimin e masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Ai ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen sepse nuk do t’iu mungojë asgjë të cilën e ka pasur më parë.

“Kosovës nuk do t’i mungojë kurrë, as mielli, as ushqimet tjera dhe asgjë të cilën e kemi pasur më parë. Tregtia po vazhdon njësoj si më parë dhe nga doganat kemi informacion se mallrat që po hynë në Kosovë sa vijnë e shtohen. Mos blini më shumë se sa ju duhen, sepse do t’iu skadojnë pa u konsumuar. Qëllimi ynë është që ta ndalim përhapjen e virusit. Izolimi është masa e vetme që bota e ka për virusin në mungesë të vaksinës”, ka thënë ai, raporton KOHA.

Kurti tutje ka shtuar se duhet kujdes i veçantë këto ditë, ku sipas tij, pritet që të ketë shtim të numrit të të prekurve.

Ai tutje ka shtuar se kjo është situata më serioze që vendi ka pasur që nga lufta.

“Këtë ditë do të hyjmë në muajin që sipas ecurisë që ka pasur ky virus do të mund të kemi shtim të të prekurve nga virusi, e pas këtij muaji do të mund të dalim nga kjo gjendje. Kjo pandemi po na mëson sërish ndjenjën e të qenit bashkë. Ne i kemi marrë masat kufizuese shumë më parë se sa vendet që sot po pësojnë nga ky virus. Që nga dita e parë kemi kërkuar që këtë situatë ta marrim me qetësi e pa panik. Kjo nuk do të thotë se situata nuk është serioze, në fakt kjo është situata më serioze që kemi pasur që nga pas lufta”, ka thënë ai.

Kurti thotë se “si popull ne jemi testuar shumë herë se sa të fortë jemi përpara armiqve të dukshëm e të padukshëm. Të gjithë së bashku duhet të përgatitemi për atë që na pret ditëve e javëve në vijim”.

Ai ka thënë se përveç shëndetit të njerëzve, koronavirusi ka prekur edhe ekonominë, prandaj sipas tij, duhet të përgatiten të gjithë për atë që do të vjen.

“Gjendja është tërësisht nën kontroll. Sot na shtohet edhe besimi që kemi te zhvillimi i mjekësisë dhe të punonjësit e shëndetit publik. Mirëpo kjo nuk duhet të na çlirojë, duhet ta bindim vetën dhe secilin familjar të rrimë në shtëpi. E di se sa e vështirë është të jesh mbyllur, ky është një lloj burgu që rëndohet në stinën e pranverës, teksa rruga e lagjes apo qielli i kaltër ngjajnë si fotografi në dritare. Mirëpo nuk është vuajtje e madhe të kufizohet dalja për një muaj, merreni me humor, sot keni internet i cili iu lidh aq shumë pa lëvizur fare. Nëse dilni ju i rrezikoni familjarët e sidomos të moshuarit”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka përmendur edhe masat të cilat janë marrë në pakon emergjente.

Kurti ka shtuar se roli i solidaritetit mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare po shtohet gjithnjë e më shumë. Ai ka përmendur ndihmën monetare nga BE-ja dhe SHBA-ja.

“Na ka marrë malli për kafe e makiato me shoqëri, por nuk duhet ta paguajmë atë në spital sepse është çmim i shtrenjtë”, ka thënë ai.

 

 

- Advertisement -

Më Shumë

Gjashtë vjet pas atentatit, Prokuroria dështon të zbardhë vrasjen e Elvis Pistës

As pas gati gjashtë vjetësh, organet e hetuesisë nuk kanë arritur që t’i bien në gjurmë vrasësit apo vrasësve të ish-kandidatit për deputet nga...

Historia që përloti botën/ Filmi “Mrekullia në qelinë nr.7” thyen rekord

Filmi turk “Mrekullia në qelinë nr.7” ka përlotur të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe vazhdon të ketë sukses në shumë shtete të...

Ylli i Juventusit befason të gjithë, e ka menduar pensionimin

Braziliani, Douglas Costa, thotë se ai ka menduar për pensionimin nga futbolli për shkak të lëndimeve të tij të vazhdueshme. Braziliani ka munguar 17 ndeshje...

Dritëro Agolli: Kur në Kosovë takova Azem Shkrelin

Azem Shkreli ishte nga shkrimtarët e parë të Kosovës që njoha nga afër. Nga ai kisha lexuar poezi dhe kisha dëgjuar të më tregonte...

Gjashtë të arrestuar në Prizren

Gjashtë persona janë arrestuar dje nga policia në Prizren. Sipas njoftimit , nëntë të dyshuarit janë arrestuar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin...

Vitia: Për hapjen e kufirit me Shqipërinë do të njoftoheni me kohë

Ministri në detyrë, Arben Vitia së bashku me u.d së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, kanë mbajtur...

Xhumaja do të falet dy herë në ditë, hutbeja zgjat 10 minuta

Në kuadër të masave për tu mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që komunat...

“Break My Heart” nga Dua Lipa me mbi 100 milionë klikime

Pak muaj i janë dashur këngës së Dua Lipës “Break My Heart” për të arritur mbi 100 milionë klikime. Këtij faktit i është gëzuar edhe...

Baraliu: Shkarkimi im i kundërligjshëm

Vendimi për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes së KRU “Hidroregjioni jugor”, Besim Baraliu, po cilësohet si i padrejtë, politik dhe pa asnjë arsyetim...

Pastrohen varrezat në Prizren (Foto)

Pas pastrimit të varrezave myslimane të qytetit, puna për pastrim dhe mirëmbajtjen e tyre po vijon edhe në varrezat katolike dhe ortodokse. Sipas kontratës pastrimi...

60 milionë euro për Icardin, Juventusi parakalon PSG-në

Mauro Icardi nuk do të kthehet tek Interi dhe kjo është e sigurt. ESPN, dy ditë më parë raportonte se ishin mbyllur bisedimet dhe...

Muharremaj: Dy rastet e reja janë nga Bllaca dhe Suhareka

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se në komunën që ai udhëheq aktualisht janë vetëm dy raste aktive, ato të një nate...

Suksese “Liria” ime

Shkruan: Nol Elshani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë vendim që të përfundojë kampionati i Ligës së Parë, për shkakun që klubet nuk...

Thënie të pavdekshme nga njerëz të mëdhenj

“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë” – Albert...

I dyshuari nga Rahoveci për vrasjen dhe djegien e vëllait, e kishte vrarë edhe gruan para disa vitesh

Një vrasje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit gjatë muajit shkurt të këtij viti. Atje, pas një zënke verbale, vëllai...

Prizren, nismë për riparimin e obeliskut kushtuar dy pilotëve amerikanë

Pjesa e prapme e obeliskut në Prizren, kushtuar dy pilotëve amerikanë, që kishin humbur jetën në vitin 1999 në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, është...

Lajmet e Fundit

Sa para do të marrë Kosova nga BE-ja për tejkalimin e krizës?

Kosova deri më tani ka arritur të përfitojë vetëm 5 milionë euro nga 3.3 miliardë euro të premtuara në Samitin e Zagrebit për vendet...

Ky është vendimi që mori UP-ja për afatin e provimeve

Në mbledhjen që ka mbajtur sot Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka vendosur pas shumë diskutimesh që të aprovojë kërkesën e studentëve...

Shembet një shtëpi e vjetër në Prizren, lëndohen dy persona

Pak pas orës 11:00 në rrugën “Saraçët”, është shembur një shtëpi e vjetër banimi dhe janë lënduar dy persona në moshë. Në vendngjarje ka dalur...

U mbajt mbledhja e Kuvendit të Prizrenit, këto janë vendimet

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila për shkak të kushteve pandemike u organizua në sallën e shtëpisë së...

Prindërit e këngëtares së njohur shqiptare infektohen me COVID-19

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka deklaruar se prindërit e saj janë diagnostikuar me Còvid-19. Këtë periudhë, e përjetoi me stres të madh...