29.3 C
Prizren
E martë, 11 Gusht, 2020

Kurti tregon kur rritet paga minimale, kërkon fuqizim të sindikatave

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tryezë të përbashkët me përfaqësues të sindikatave në Kosovë. I pari i kësaj partie, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti kërkoi fuqizimin e sindikatave, me qëllim mbrojtjen e drejtave të punëtorëve.

Ai sindikalistëve iu ka paraqitur disa nga vendimet e ardhshme të qeverisë së tij, siç është krijimi i Gjykatës së Punës, kontratën kolektive dhe rritjen inspektorëve të punës.

Lideri i VV-së theksoi se qysh në ditët e para në krye të ekzekutivit do të fillojnë dialogun social për të marrë vendimin për rritje të pagës minimale.

Kurti: Punëtorët janë më të fortë kur sindikatat janë më të organizuara.

“Ne duam që sindikatat të forcohen sepse të drejtat e punëtorëve mbrohen më së miri kur sindikatat janë të fuqishme. E sindikatat e fuqishme i mbrojnë punëtorët nga arbitrariteti i punëdhënësit duke përfshirë edhe shtetit si punëdhënës. Kontratat në vendin e punës, respektimin e orarit, paga minimale, pushimi dhe të drejtat tjera, duhet të garantohen nga shteti por duhet edhe të mbrohen së bashku me sindikatat. Punëtorët janë më të fortë kur sindikatat janë më të organizuara”, tha Kurti.

Kurti tregoi edhe disa nga veprimet që do të ndërmarrin si qeveri e ardhshme. Sipas tij, paga minimale do të përcaktohet mbi numrin e orëve dhe do të jetë në harmoni me kontratën kolektive dhe me ligjin e punës.

Kurti: Paga minimale duhet të ngritet varësisht nga rritja e pagës mestarë në sektorin privat.

“Ekonomia formale që synon të sjell punëdhënësin dhe punëtorët brenda ligjit. Rritja e inspektorëve të punës, krijimi i Gjykatës së Punës, do të jenë hapa që do të mbrojnë punëtorët dhe fuqizojnë sindikatat. Ne e mbështesim kontratën kolektive si kontratë të punëdhënësit mes punëtorëve që e rregullon të drejtën dhe obligimet. Paga minimale duhet të ngritet varësisht nga rritja e pagës mesatare në sektorin privat dhe me lëvizjen e kostos së shportës familjare. Duhet synuar paga minimale sektoriale” u shpreh Kurti.

Përfaqësues të sindikatave që kishin ardhur në këtë tryezë, shprehën qëndrimet e tyre për fuqizimin e organizimit sindikal dhe problemet e tyre.

Nga sindikata e KEK-ut, Nexhat Lluminca kritikoi ligjin e ri për paga dhe kontratën për termocentralin Kosova A.

Lluminica: Ligji për paga është antikushtetues.

“Ligji për paga është antikushtetues për arsye se cenon ekonominë e tregut të lirë. Kur them kështu është se kur një ndërmarrje ka të drejt me avancuar një punëdhënës apo ekspert, këtu i kufizohet sepse nuk mund të punësojë ashtu siç duhet. Ligji për paga është në shpërpushje me ligjin e punës. Po flas në amendamentet kur përshihen ndërmarrjet publike”, tha ai.

E kryetari i sindikatës së Telekomit, Lamih Balaj kërkoi fuqizim të sindikatës dhe bashkim për qëllime të mbrojtjes së punëtorëve.

Balaj: Bashkimi i sindikatave është me mbrojt njëri-tjetrin.

“Ky është bashkimi i sindikatave, kjo është me mbrojt secili njëri-tjetrin. E jo me thanë dikush po e sulmon menaxhmentin, dikush bordin. Duhet me i sulmuar të gjithë për të mbrojt të drejtën e punëtorit. Të gjithë se jemi më të nëpërkëmburit në Kosovë. Prandaj duhet të bëhemi bashkë, ligjet e dina se janë shkel, por çka kemi bërë ne me i mbrojt ato ligje. Sa jemi bashkuar njëri-tjetrit në protesta, asnjëherë”, tha Balaj./Front Online/

- Advertisement -

Më Shumë

Vaksina ruse anti-COVID regjistrohet më 12 gusht, në tetor nis vaksinimi i popullatës

Vaksina ruse kundër COVID-19 e zhvilluar nga Instituti për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaley”, do të regjistrohet më 12 gusht, derisa për tetor planifikohet që...

Nga sot, testin për koronavirus mund ta bëni në laboratore private: Këto janë çmimet

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike...

KMDLNJ-ja kundër çmimit prej 50 eurove të testeve anti-COVID në laboratorë privatë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, pas certifikimit të 33 institucioneve shëndetësore private për...

COVID-19 i merr jetën skulptorit të njohur

Skulptori i njohur Arben Bajo humb betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetin...

Pse e dashurojnë Kadarenë, francezët?

Botuar në 1973 dhe 1988 pas shumë vitesh censurimi: “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit”, nga shqiptari Ismail Kadare,...

Një person në Suharekë nuk e respekton vetizolimin

Një person nga fshati Gjinovc i Suharekës nuk e ka respektuar rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për vetizolim, raporton PrizrenPress. Sipas raportit të...

Kryetari i Dragashit: Vërshimet shkaktuan shumë dëme, do të kërkojmë ndihmë për kompensim

Pas reshjeve të shumta të shiut, disa prej lumenjve dhe prrockave që kalojnë neper fshatrat e komunës së Dragashit kanë dalur nga shtrati dhe...

Iniciohen pesë raste në Prizren për mosrespektim të masave kundër pandemisë

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se ka iniciuar raste ndaj pesë personave për mosrespektim të masave të Qeverisë së Kosovës...

Shpallet konkursi për mësimdhënës në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka shpallur konkurs për mësimdhënës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë. Kliko linkun e konkursit https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/08/Konkursi-Gusht.pdf

Vendbanimi i personave me COVID -19: 8 në Prizren, 1 në Zhur

Nëntë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID -19 në Prizren. Tetë prej tyre janë me vendbanim në qytet, kurse vetëm një në Zhur.

Lajm i mirë: Në Prizren vetëm një rast i ri me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK...

Xhavit Ukaj: Nuk pendohem për Vjosën – Partia më mbështetë!

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj e thotë me mburrje se është deputeti më i votuar nga radhët e LDK-së në Prizren, sic shprehet: “në...

Protesta në Brazil, afër 100 mijë të vdekur nga virusi

Punëtorët shëndetësorë dhe anëtarët e sindikatës së tregtisë në Brazil kanë protestuar kundër mënyrës së qeverisë për menaxhimin e pandemisë. Shteti brazilian i është afruar...

“Pusho shqip”/ Kanionet e Osumit, perla e natyrës për të apasionuarit e turizmit të aventurës

Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës, ku të apasionuarit e turizmit të aventurës kanë mundësi të zhvillojnë edhe shëtitjet profesionale me rafting,...

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar...

Lirohet veterani i UÇK’së që u ndalua në aeroport nga autoritetet turke

Ish Gjenerali i FSK-së, Imri Ilazi, është liruar pas ndalimit nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Antaliasë, raporton Express. Lajmin e ka bërë të...

Lajmet e Fundit

Hoti kërkon përgatitje për fillimin e vitit të ri akademik, për vitin shkollor mbeten tri opsione

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ka kërkuar nga të nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e...

6 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK...

Prizren, 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan dhe vajzën e mitur

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...

Champions dhe Europa League “flasin shqip”, Drita e Xhaka në fushë

Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e...

Kryetari Begaj dhe ministrja Dumoshi biseduan për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në takim pune, ministren e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, me...