7.9 C
Prizren
E mërkurë, 30 Shtator, 2020

Kuvendi me funksione të cunguara pa qeverinë

Kuvendi i Kosovës, edhe pas konstituimit më 26 dhjetor, 2019, ka mbetur gjysmëfunksional dhe pa ndarjen se kush i përket pushtetit e kush opozitës.

Kështu thonë analistët politikë dhe drejtuesit e organizatave që monitorojnë punën e kuvendit.

Ata theksojnë se pa formimin e qeverisë, puna e kuvendit do të jetë e zbehtë dhe nuk do të mund të merren vendime të rëndësishme.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se kuvendi, përkundër që është i konstituuar, ka mbetur jofunksional në kuptimin e plotë të fjalës.

“Realisht kuvendi në këtë fazë mund të quhet gjysmëfunksional, për arsye se një pjesë të madhe të aktiviteteve dhe punës së vetë që e realizon përmes komisioneve parlamentare, tani në këtë fazë, nuk mund të bëjë pa formimin e qeverisë, pa ditur përbërjen e kabinetit qeveritar, ministrive, pozitës dhe shpërndarjeve të përgjegjësve brenda këtyre komisioneve. Ai mund të vazhdojë të mbajë takime të rregullta ndërmjet deputetëve për të diskutuar ndonjë çështje, por gjithsesi nuk është afër funksionalitetit si kuvend”, tha Kryeziu.

Kuvendi i Kosovës, u konstituua në përbërjen e re më 26 dhjetor, por deri tash nuk ka arritur të mbajë ndonjë seancë plenare për shkak të mungesës së formimit të qeverisë.

Zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës, do të ishte e pritshme që të jetë edhe vendimi i parë i kuvendit, por ende nuk ka një marrëveshje për qeverinë që do të dërgohej për votim në kuvend.

Kryeziu konsideron se partitë politike që dolën më të votuarat në zgjedhjet e 6 tetorit, duhet të veprojnë sa më parë në mënyrë që të formojnë dhe të funksionalizohen institucionet.

“Ne realisht nuk e dimë përbërjen e pozitës dhe opozitës, dimë vetëm të drejtën kushtetuese për të funksionalizuar kuvendin në bazë të asaj që sot kemi kryesinë dhe kryeparlamentarin. Por, gjithsesi derisa nuk kemi një koalicion, qoftë parlamentar, qoftë qeveritar, ne nuk dimë kush është opozitë dhe kush është pozitë në kuvend”, u shpreh Kryeziu.

Kuvendi, tha Kryeziu, mund të marrë vendime bazuar në legjislacionin në fuqi pasi që është organi me i lartë ligjvënës.

“Kuvendi mund të marrë vendime për iniciativa ligjore, mund të marrë vendime për shpërbërje të Kuvendit, për rezoluta e vendime të ndryshme. Por, ende nuk është funksional ose i kompletuar në të gjitha pjesët e tij siç janë komisionet”, tha ai.

Analisti Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht në Kuvendin e Kosovës nuk dihet se si zhvillohen punët, përderisa nuk ka një shumicë parlamentare dhe një opozitë.

“Mund të thuhet se kuvendi de-jure është i konstituuar, mirëpo de-fakto ai nuk mund të konsiderohet i tillë, pasi në realitet nuk mund ta ushtrojë funksionin e tij për shkak të paqartësive politike lidhur me themelimin e qeverisë se re”, tha Muhaxhiri.

Sipas Muhaxhirit, ngërçi për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e qeverisë se re pa dyshime se reflekton në punën e kuvendit, dhe sipas tij, kjo pamundëson edhe funksionimin e punës së këtij institucioni.

“Ky kuvend nuk ka legjitimitet që të marrë vendime të rëndësishme, ndoshta përveç çështjes së buxheti i cili është jetik për funksionimin e institucioneve, mirëpo në krijimin e politikave nuk ka asnjë fuqi asnjë pushtet sepse realisht ende ka paqartësi sa i përket themelimit të qeverisë, prandaj edhe nuk mund ta ushtrojë funksionin e vetë bazik”, tha Muhaxhiri.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ende të sigurojë koalicion për formimin e qeverisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit. Dekretin ai e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e mori pasi Vetëvendosje i ka dërguar atij përmes një letre, propozimin që Albin Kurti të mandatohet për kryeministër.

Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti Thaçi mandaton Kurtin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.

Për disa javë me radhë Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë vazhduar takimet dhe së fundmi kanë dalë edhe me propozime të ndryshe.

Të dy partitë janë deklaruar se nuk mund të lëvizin nga ofertat që i kishin prezantuar me shkrim, ndonëse gjithashtu shprehën vullnetin që negociatat të vazhdojnë. /REL

- Advertisement -

Më Shumë

Dafina Zeqiri shkëlqen edhe pa grim, ja si duket

Dafina Zeqiri, një ndër këngëtaret më të dashura për shqiptarët anë e mbanë botës , kësaj here ka vendosur të tregojë bukurinë pa grim. Gjithmonë...

Qeveria ndan mjete shtesë për policinë

Në mesin e shumë pikave të reja që Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar lidhur me masat e reja për koronavirus, është edhe vendimi...

Misteri i helmimeve ruse

Qeveria amerikane po synon që të shtyjë publikimin e më shumë se 1,000 faqeve të dosjes së lidhur me dyshimet për helmim të aktivistit...

Këngëtari shqiptar ulet në gjunjë dhe i propozon martesë këngëtares gjatë xhirimeve!

Janë këta dy këngëtarët e ri, që po duken të pandashëm dhe që kanë fituar zemrat e publikut me zërin dhe ëmbëlsinë e tyre,...

Inspektohen supermarketet në komunën e Prizrenit

Drejtoria e Inspektorateve ka bërë inspektimin e supermarketeve në komunën e Prizrenit, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit është bërë krahasimi i çmimit të produkteve...

Lagjja “Dardania 2” në Prizren me probleme me rrugën dhe kanalizimin (Video)

Banorët e lagjes më të re të Prizrenit, "Dardania 2", po ballafaqohen tash e disa vjet me mos rregullimin e rrjetit të kanalizimit. Banorët thonë...

Kapet me dy qese marihuanë, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi që në qantën e tij janë hasur dy qese të vogla plastike 1.2 gr të mbushura me...

Raportohet për arrestimin e parë me urdhër të Speciales, OVL-UÇK nuk është në dijeni

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar. Këtë e kanë konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që tha se ende nuk...

Rriten për 7.6 për qind eksportet e Kosovës gjatë muajit gusht

Të dhënat e tregtisë së jashtme së Kosovës për muajin gusht, tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për 18.2 për qind, në...

Kush është Naim Qelaj që sot u zgjodh Avokat i Popullit?

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë për gati tre muaj kishte mbetur me ushtrues detyre, pasi Hilmi Jasharit i kishte përfunduar mandati më...

Qeveria lejon pjesëmarrjen e qytetarëve në ceremonitë fetare

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja lehtësuese për COVID-19. Në një nga pikat e aprovuara, është edhe lejimi i ceremonive fetare, por në...

Një rrëfim i veçantë për jetën dhe veprimtarinë e kolosit Jusuf Gërvalla

“Një ditë kemi me u dhanë fund të gjitha këtyre”, kështu përfundon poezia “Jeta” e poetit Jusuf Gërvalla, e njëmend jetës së tij i...

Restaurohet një hambar i vjetër në Senik të Malishevës

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren ka përfunduar punimet për restaurimin e hambarit të familjes Jonuzaj në fshatin Senik të Komunës së Malishevës. Ndërtimi i...

S’ka muzikë pas orës 21:00, gastronomët të pakënaqur me këtë vendim

Një orë më shumë punë, e një orë e gjysmë më pak muzikë, këto janë masat e reja të lehtësimit të orarit të gastronomisë...

Aktivizimi i Speciales heq “vijat e kuqe” të LDK-së ndaj PDK-së

Shenjat e dukshme të Gjykatës Speciale, e cila realizoi arrestimet e para javën e kaluar në Prishtinë, ka bërë që partneri kryesor në Qeveri-...

Muriqi shërohet nga koronavirusi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, të mërkurën pritet t’i bashkohet për herë të parë skuadrës së Lazios në stërvitje, kanë raportuar mediumet italiane. Në të...

Lajmet e Fundit

Këto janë shenjat e horoskopit më besnike në dashuri

Astrologët kanë treguar se cilat janë shenjat më besnike të horoskopit. Sipas tyre këto shenja kanë më shumë të ngjarë të kenë një lidhje...

Zafiri e pranon se e ka ndërruar passwordin e Facebook-ut, thotë se “nëntoka” deshi ta denigrojë

Koordinatori nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha, tha se e ka ndryshuar passwordin në Facebook. Hakimi i llogarisë së tij u bë siç thotë ai...

Berisha i NISMA-s: Nasimi e tha në Hagë atë që duhej thënë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk i njeh Dhomat e Specializuara me seli në Hagë. Zv.ministri i Punëve...

Berisha beson se dosjet rrodhën nga vet Specialja

Zv.ministri i Punëve të Brendshëm, Zafir Berisha, beson se dosjet qe u publikuan nga OVL-UÇK-së rrodhë nga Specialja. I pyetur nëse ka informacion të saktë...

Arrestohet personi i kërkuar në Radobravë të Prizrenit

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në fshatin Randobravë të Prizrenit. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në...