16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ky është nxënësi i Mjekësisë që u vra sot në Prizren

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Prizren. Në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë shkollor u vra me thikë L.B., 15 vjeç, nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia njoftoi se i riu ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëntë ballë plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Shokë dhe të afërm të viktimës kanë publikuar fotografinë e tij në rrjete sociale, teksa janë lutur që 15 vjeçari të shpërblehet me xhehnet.

Mësohet se viktima ishte nxënës i shkollës së Mjekësisë.

“Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rast, mëngjesin e së martës në Prizren do të organizohet një protestë dhe do të bojkotohet për dy orë mësimi nëpër shkolla. /Gazeta Express/

Më Shumë

Moti për sot me diell, vranësira dhe reshje shiu

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës. Në orët...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit