9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

10 vjet nëpër gjykata për kthim në vendin e punës

Ismajl Zogaj nga Malisheva që kur u largua nga puna në vitin 2005 po zhvillon betejë gjyqësore për ta rifituar pozitën që kishte.

Ai punonte në Drejtorinë e Bujqësisë së Komunës së Malishevës, ndërsa kontrata e punës iu ndërpre para dhjetë vjetësh pa kurrfarë arsyetimi nga kjo komunë.

“Unë që 10 vjet jam nëpër gjykata, domethënë në tetor bëhen 10 vjet të plota që jam duke u sorollatur nëpër gjykatat e Kosovës dhe përsëri nuk ka një vendim përfundimtar,” thotë Zogaj.

Ai po kërkon edhe pagat që duhej të merrte që nga largimi prej vendit të punës.

Të hënën është mbajtur seanca përmbarimore e rastit të Zogajt kundër komunës ku është diskutuar rreth ekspertizës financiare për pagat e ish-punëtorit të Drejtorisë së Bujqësisë.

Eksperti kishte konstatuar se Komuna e Malishevës duhet t’ia japë Zogajt pagat që nga dita e largimit e deri në maj të vitit 2015, në shumën e përgjithshme prej 29 mijë e 700 eurove.

Por me këtë gjatë seancës përmbaruese nuk u pajtua përfaqësuesi i Komunës së Malishevës Mujë Sahitaj.

Sahitaj tha se Zogajt pagat duhet t’i llogariten vetëm deri në mars 2006 kur i skadonte kontrata.

Ismajl Zogaj tregon për KALLXO.com se si rrodhi procesi gjyqësor për kompensim pagash deri tash.

Thotë se vetëm pas pesë vjetësh të padisë u mor vendimi i parë për rastin e tij.

“Gjykata Komunale e Malishevës për 5 vjet nuk ka marrë asnjë vendim. Në vitin 2010 gjykata ka marrë vendim për kthim të pjesërishëm të pagave, për pjesën e periudhës që kam pasur kontratë,” shpjegon Zogaj.

Ai thotë se është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës në Malishevë për ta sjellë punën deri te përmbarimi.

“Ndaj këtij vendimi kemi bë ankesë, kurse pas 3 vjetësh Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, edhe ndaj këtij vendimi kemi bë ankesë dhe revizioni e ka kthyer çështjen në procedurë, në përmbarim,“ rrëfen peripecitë e tij Zogaj.

Ai tash është duke e pritur vendimin e gjykatës në procedurën përmbarimore, e cila Komunës së Malishevës, me gjithë shpenzimet gjyqësore mund t’i kushtojë 30 mijë euro. /Kallxo.com/

Më Shumë

Beteja për titull zhvillohet në Suharekë

Ndeshje vendimtare për titullin e kampionit mund të jetë derbi që zhvillohet sot (e shtunë) në Suharekë mes liderit aktual në elitë, Ballkanit dhe...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit