9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

20 vjet me Policinë e Kosovës

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj, Policia e Kosovës ka paraparë disa aktivitete të ndryshme të cilat do të zhvillohen përgjatë një jave.

Sot prej orës 09:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve Prishtinë bëhet hapja solemne e këtyre aktiviteteve, e cila do të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj.

Hapjes së këtyre aktiviteteve do t’i paraprijë edhe një ndeshje sportive e futbollit, ku do të marrin pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së.

Agjenda për javën policore:

• Data 31 gusht dhe 1 shtator ora 09:00 – 16:00 lojëra sportive-futboll – vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.

• Data 02 shtator ora 09:00 -16:00 lojëra sportive -volejboll – vendi Pallati i Sporteve “Bill Clinton” Ferizaj.

• Datën 02 Shtator ekspozita Policore në Muzeun e Kosovës ora 19:00, do të qëndrojë e hapur deri me datën 09 shtator.

• Data 03 shtator garat e vrapimit (kros) –vendi Mitrovicë, stadiumi “Adem Jashari”

• Data 03 Shtator ora 11:00- 13:00 -Aktivitet Policore në Kryeqytet -Sheshi Zahir Pajaziti

• Data 04 shtator lojërat në pingpong , vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.

• Data 04 Shtator –ora 08:00 – 16:00 – ‘Porta e Hapur’ (në të gjitha Stacionet Policor)

• Data 05 Shtator ora 10:00 finalja në futboll – vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë

• Data 06 Shtator ora 10:00 – Ceremonia kryesore vendi ‘Wait Garden Event’ –magjistralja Prishtine –Ferizaj ( km i 12-të).

Më Shumë

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit