8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

36 vjet punë për të pastruar lagjen ‘Nënkala’ të Prizrenit

Lagjja “Nënkala” në Prizren është me një infrastrukturë të vjetër dhe historikisht njihet se kjo lagje ishte ngritur kryesisht nga “gogët” siç janë quajtur stallarët kryesisht vllehët që ishin në shërbim të perandorisë osmane. Kjo lagje ishte e banuar më së shumti nga ata. Pas luftës së fundit, pasi ato shtëpi kryesisht ishin të ndërtuara në afërsi njëra pranë tjetrës dhe kjo lagje ndryshe është quajtur edhe Lagjja e Dritareve, flaka që përfshiu fillimisht disa shtëpi i dëmtoi shtëpitë e gjithë lagjes për pak çaste. Pastaj pjesë të ujësjellësit dhe të tjera rrënuan dukshëm këtë lagje.

Nëpër rrugica kalohet vetëm këmbë Drejtoria e Urbanizmit bën të pamundurën që kjo lagje të rivitalizohet, por mungesa e mjeteve të mëdha kapitale ka bërë që në këtë drejtim të ndihmohet edhe nga shtetet e tjera. Monumentet historike të këtij qyteti i kontribuojnë edhe bashkëjetesës dhe për ndërtimin e shtëpive të “Nënkalasë”, duke vlerësuar edhe investimin e bërë në këtë lagje. Më interesantja është se 80 për qind e kësaj lagje ka rrugica që aty mund të kalohet vetëm në këmbë dhe asnjë automjet nuk ka mundësi të shkojë aty. Prandaj në këto shtëpi krijohen mjaft mbeturina, pikërisht edhe shkak të rrugicave të ngushta. Mirëpo, kjo lagje dhe të gjitha rrugicat e saj janë tërësisht të pastra dhe higjienike falë punës e angazhimit të personit që me gjithë qenien e tij është i përkushtuar të punojë në pastërtitë e atyre rrugicave të lagjes “Nënkala”. Këtë pastërti atje e mban tani e plot 36 vjet Nexhmedin Berisha. Ai për “Kosova Sot” tregon se këtë punë e bën me një përkushtim të madh dhe me angazhim tërëditor, duke nisur nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona. “Kali ka vështirësi në disa nga këto rrugica dhe mbeturinat tashmë janë shtuar shumë. Dikur në këtë lagje ka pasur pak mbeturina. Kurse tani asnjë minutë s’na bie mua edhe kalit “Zekës” që të pushojmë e të bartim mbeturinat nga gjithë kjo lagje dhe nga këtu pastaj ato transportohen drejt deponisë rajonale në Landovicë”, është shprehur ai.

Ushqen kalin me duart e tij për të ndihmuar qytetarët Të gjithë banorët e kësaj lagje Nexhin, siç e thërrasin shkurt Nexhmedinin. Ata të gjithë e njohin, ngase ai tashmë në ato shtëpi është sikurse të jetë familjar i tyre, sepse hyn në secilën shtëpi, merr mbeturinat dhe ndonjëherë edhe kryen shërbime, sidomos për pleqtë e kësaj lagje. “Unë shpesh jam ngarkuar në zbritje e në ngritje, sepse lagjja e “Nënkalasë ” dhe ajo,” Pantelia” kanë shumë pleq dhe më vjen shumë keq që ata nuk mund të furnizohen sa e si duhet andaj unë jam një lloj furnitori i tyre. Ata kanë nevojë shpesh për blerjen e gjërave ushqimore, për të cilat unë si shërbim e bëj për emër të Zotit dhe duke dashur që ata pleq t’i ndihmoj”, tregon ai. Shton se është tejet i kënaqur kur ndihmon pleqtë e kësaj lagje. Plaku Daut Krasniqi, 80- vjeçar, pohoi se Nexhi u gjendet shpesh, bile në ndihmë si atij dhe familjes. “Shpesh na kryen shërbime pa përtesë. Ne e falënderojmë shumë. Ai kurrë nuk përton të na blejë gjëra ushqimore dhe nga poshtë na i sjell në shtëpi pa asnjë kompensim e natyrisht se nuk e ka obligim, por e bën me dëshirë”, thekson ai. Gjon Berisha, banor i kësaj lagje thotë se “Nëse dikush e meriton të quhet hero i ditëve tona është Nexhi, i cili nuk lodhet duke ndihmuar njerëzit. Ai ushqen kalin me duart e tij për të na shërbyer neve”, pohon Gjoni.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit