10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

6 vjet heshtje e Prokurorisë për aferën “Pronto”

Analistë të politikës dhe fushës së drejtësisë shprehin habinë e tyre se pse iu deshën Prokurorisë së Shtetit që të presë 6 vjet pas kohës së përgjimeve të aferës “Pronto” dhe vetëm pas presionit të fuqishëm publik të vendosin për të filluar hetimet për këtë skandal.

Ata shfaqin dyshimin e tyre se këto përgjime më së paku mund të dëmtojnë figurat kryesore politike dhe nëntokës kosovare, pasi prokuroria ka pasur dhe ka edhe përgjime të tjera shumë më të rënda e më kriminale që implikojnë klanin “Ponto”, por dhe bizneset oligarkike, prapa të cilave qëndrojnë ata vetë. Thonë se po të mos ishin publikuar këto përgjime në mediet vendëse, sigurisht se edhe këto përgjime do të kalonin në heshtje dhe pa hapur as edhe një rast të vetëm.

Për këto përgjime me kohë ishte njoftuar deri në detaje ish-kryeprokurori Ismet Kabashi, i cili përmes po aferave dhe protagonistëve “Pronto” ishte emëruar në krye të Prokurorisë së Shtetit që nga viti 2010″. Madje, ka mendime të analistëve se vetë ish-kryeprokurori Kabashi me urdhër të grupit “Pronto” kishte bllokuar e mbyllur hetimet, kundërligjshëm dhe në dëm të interesave të qytetarëve dhe vendit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ata shprehën se edhe Kabashi duhet që të hetohet sa më shpejt nga Prokuroria e Shtetit për këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera nga viti 2008-2014, porse ata pak besojnë se do të ndodhë kjo.

Analistët janë skeptikë edhe nisjen e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave ndaj politikanëve të lidhur me nëntokën, për të cilët dihet fare mirë se realisht këta mafio-politikanë janë pronarët e vërtetë të disa kompanive super të mëdha oligarkike dhe mbi ligjin, të cilët kanë përfituar qindra miliona euro në kurriz të qytetarëve. Veç saj, ata thonë se nuk pritet që të zbardhet fytyra dhe identiteti i plotë i pronarëve të vërtetë të këtyre mafiooligarkëve dhe mafio-politikanëve, të cilët janë në kontakt të përditshëm me këta të ashtuquajtur biznesmenë, që kanë të gjitha monopolet dhe kanë monopolizuar tregun kosovar.

Analistët shprehen se Prokuroria nuk do të ketë guximin që të bëjë aktakuzën e parë kundër mafio-biznesmenëve dhe mafio-politikanëve, figura të nivelit të lartë në Kosovë, të cilët realisht janë pronarët e këtyre bizneseve, që kanë marrë tregun kosovar në të gjithë sektorët më fitimprurës në Kosovë, madje edhe ato raste pa as edhe një investim nga ana e tyre.

Gjithashtu analistët janë skeptikë se Prokuroria e Shtetit do t’i kërkojë gjykatës autorizimin për leximin dhe hetimin e të gjitha tabulateve të përmbajtjeve e bisedave telefonike të grupit ‘Pronto’ që i kanë pasur si zyrtarë të lartë publikë me mafio-oligarkët financiarë për zhvatjet e qindra milionave të shtetit, që nga viti 2007 kur kanë ardhur në pushtet dhe deri më sot.

Vetëm një veprim serioz i prokurorisë do t’i detyronte oligarkët e vendit që të përballen me drejtësinë. Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Prokurorisë së Kosovës për këto çështje, gazeta nuk ka marrë përgjigje ditën e diel. /Kosova Sot/

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit