9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

A është kryer ekspertiza për Astrit Deharin? Flet prokurori i rastit

Prokurori i rastit të Astrit Deharit, Metush Biraj në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë ekspertizën që tregon për rezultatin e autopsisë. Biraj iu është përgjigjur avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi që ka deklaruar se ka konfirmuar nga instituti në Lozanë se ekspertiza ka disa ditë që është kryer, shkruan Gazeta Express.

Biraj i ka thënë Express-it se rasti është ende në fazë të hetimeve, e për këtë nuk mundet me dhënë më shume informacione.

“Asnjë rast që hetohet edhe kemi rastin në procedurë nuk mundemi me dhënë informata, nuk mundemi me dhënë përgjigje as tash”, thotë ai.

I pyetur nëse ekspertiza ka arritur apo jo, Biraj shton se për këtë është informuar përmes mediave.

“Edhe unë tash këtë informatë po e shoh përmes mediave, te ne ende asgjë nuk ka arritur”, shton ai.

Në anën tjetër, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se ka marrë informacion nga vetë instituti në Lozanë se autopsia është kryer pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, mirëpo, që për të njejtën autorizimin e rezultateve iu është thënë se e ka institucioni që e ka përcjellë kërkesën, pra Ministria e Drejtësisë.

“Masi e kanë marrë informatën ju kanë drejtu me shkresë, me i njoftu se është kry eskpertiza, kanë thënë se eshtë kry edhe i kanë thënë se i kanë autorizu që e kanë kry eksperitzën i kemi falenderu edhe i kemi kërkuar një kopje pastaj i kemi shkru ministrisë së drejtësisë në këtë kërkesë është edhe për prokurorin Lumezi ministria e ka dërgu I kemi kërkuar që të dërgohet edhe në gjuhën që është përpilu”, thotë Gashi, derisa shpjegon se ende nuk kanë marrë asnjë përgigjje.

Gazeta Express për këtë çështje ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Drejtësisë por këta të fundit nuk kanë folur për këtë temë.

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, u arrestua më 30 gusht të vitit 2016, i dyshuar se bashkë me aktivistë të tjerë sulmuan Kuvendin e Kosovës.

Ai vdiq më 5 nëntor të po të njëjtit vit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit më 18 nëntor 2016 doli në përfundim se Dehari ka bërë vetëvrasje, por rezultatet e këtij raporti nuk u pranuan nga prindërit e të ndjerit.

Në tetorin e vitit të kaluar Qeveria e Kosovës me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri ka ndarë mjetet financiare në shumën prej 50 mijë eurove për ekspertizë shtesë jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit./GazetaExpress/

Më Shumë

“Messi i Prizrenit”, talenti që ishte afër transferimit në Manchester City

Në Prizren e thërrasin “Messi”. Shpesherë driblon bukur sikur Leo dhe dhuron magji me të majtën. Ylli Myrtezanin dhe kampionin e botës e lidh një fakt...

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Lajmet e Fundit