8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

A po largohet Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje?

Zërat se Mytaher Haskuka do të largohet nga Vetëvendosje i ka hedhur poshtë vetë ky i fundit. Kryetari i Prizrenit, në një intervistë për T7 ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Vetëvendosja e aq ma pak ta braktis Albin Kurtin. Haskuka, mes tjerash në këtë intervistë ka folur edhe për vështërsitë që i ka hasur në vitin e parë të qeverisjes në krye të Komunës së Prizrenit

Prizreni është komuna e vetme që e drejton Lëvizja Vetëvendosje. Pas ndarjes së Shpend Ahmetit, Vetëvendosjes i ka mbetur ky qytet, vendi ku ky subjekt shënoi revolucion pasi që me vite të tëra ishte nën direktivat e LDK’së e pastaj PDK’së.

 

Por edhe për këtë kryetar ka pasur fjalë se do e braktis liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Megjithatë gjithë këto supozime i ka hedhur poshtë vetë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Mirëpo, mes tjerash Haskuka potencon se edhe nëse largohet nga politika nuk e lë Vetëvendosjen.

AI më tej ka thënë se Prizreni nuk është prekur fare nga ndarje e VV’së. Përkundrazi ai thotë se ky ndryshim vetëm sa ka rritur partinë atje.

Tutje Haskuka ka theksuar se procesi demokratik brenda Vetëvendosjes nuk është i monopolizuar. Madje ai ka thënë se mohimi i kandidaturës së Albin Kurtit është një akt që mbyt demokracinë.

Ndërkohë i pari i Prizrenit ka thënë se nuk ka qenë fare lehtë të vi në krye të komunës pas qeverisjeve të kaluara.

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit