4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

A po punohet me leje të ‘Bajram Begut’ në shtratin e Lumbardhit të Prizrenit?

Në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit është edhe rregullimi i shtratit të lumit prej “40 Bunarit” e deri në qytet. Projekti parasheh largimin e mbeturinave, zgjerimin e shtratit në vende ku është i ngushtuar dhe nivelimin e tij. “Gjatësia e Lumbardhit në këtë segment është pesë kilometra, ndërsa hapja e rrjedhës është e rëndësishme, posaçërisht për shkak të evitimit të përmbytjeve në të ardhmen”, ka thënë për “Kosova Sot” drejtori Leven Kasëmi.

Mirëpo, për shkak të ujit të turbullt që po ia prish imazhin këtij qyteti kanë reaguar Festim Bytyçi, kryetar i SHKA’ Agimi” i cili pohon për “Kosova Sot”: “Ky ujë që po rrjedh dhe vjen kaq i ndotur po na e prish bukurinë e këtij qyteti. Prandaj, kërkojmë që mos të ndotet uji këtu, se vërtet po e prish bukurinë e këtij qyteti”, është shprehur ai. Shtoi se nuk e di nga kush merret leja që të ndotet ujin në këtë mënyrë. Edhe Agron Laçi shprehet për “Kosova Sot” se ndotja e këtij uji vërtet e prish imazhin e këtij qyteti.

Xhemil Luma, i shqetësuar, thekson se është mëkat të ndotet uji i Lumbardhit në Prizren.” Prandaj, unë s’di kush punon kështu dhe me leje të kujt punohet për ta ndotur ujin e Lumbardhit. Dikur ishte me plot lisa pjesa afër Kishës Ortodokse tek gryka e Lumbardhit, kurse tash po shoh se tek Kisha Ortodokse atje ishte pastruar edhe ishte bërë tërësisht i pastër ai ambient pranë asaj kishe. Nuk e di nga kush është kërkuar ai pastrim, por isha kureshtar për të parë pse gjithnjë tani e sa kohë vjen uji i ndotur në Lumbardhë”, pohon ai.

A po punohet me leje të

Drejtori Kasëmi pohon se pastrimin nuk e bëjnë me kërkesë të kishës së përmendur, por e bëjnë për ta pastruar atë që gjatë dimrit të mos ketë probleme. Për këtë çështje u munduam të kontaktojmë me kryetarin e Komunës Mytaher Haskuka dhe shefen e kabinetit të tij, por nuk arritëm. Shumë qytetarë mendojnë se kjo është bërë për faktin se ka kërkuar Kisha Ortodokse, që t’i pastrohet lumi përskaj kishës së tyre në Lumbardhë. Është fat i keq se aty deri vonë edhe pas lufte ka valuar flamuri i Serbisë në këtë kishë. Kohët e fundit ai flamur më nuk valon. Sidoqoftë, puna për punimet e Lumbardhit ishte një projekt madhor që të punohet, por deri më tani nuk ka ndonjë punim në atë pjesë të lumit.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Freeman: Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi

Disa thënie të Morgan Freeman: Mënyra më e lehtë për të pasur një humbje të garantuar është të heqësh dorë. Derisa ndihesh si një viktimë, atëherë...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit