11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

AAK, akuzon PDK-në dhe LDK-në në Rahovec

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Rahovec,ka akuzuar koalicionin PDK-LDK se nuk po i fton qytetarët në debate publike.
“Me shqetësim të madh po i përcjellim organizimet qesharake nga ana e qeverisjes PDK – LDK të takimeve me qytetarë për të diskutuar planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2016, të cilat gjithçka tjetër mund të quhen, veçse se jo takime të mirëfillta me qytetarë”,thuhet në reagimin e AAK-së në Rahovec.

Sipas AAK-së, në takime me qytetarë ka një numër shumë të vogël të pjesëmarrësve, “ngase ata nuk ftohen me ftesa publike”.

“Në të gjitha takimet e realizuara deri më tani, vërehet se në to thirren të marrin pjesë vetëm grupet e caktuara të interesit të partive politike në pushtet dhe individë të caktuar të cilët i përkasin këtyre subjekteve politike, dhe në asnjë rast këto takime nuk patën pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve, sepse për shkak të mosinformimit, ato po realizohen larg syve të tyre”.

“Duke lënë anash mbi dy të tretat e vendbanimeve dhe duke mos i ftuar qytetarët në debate publike, kjo qeverisje komunale po e dëshmon edhe me këtë rast se i mungon vullneti dhe përkushtimi për ta zhvilluar komunën tonë dhe për të qenë sa më afër qytetarëve tanë. Kjo qeverisje komunale, me sjelljen e saj ndaj qytetarëve, po e dëshmon çdo ditë se është qeverisje e dështuar,pa vizion dhe plan konkret zhvillimor dhe e dizajnuar për të përmbushur vetëm interesat e caktuara të grupeve dhe klaneve të tyre”.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec dhe strukturat e saj ndjejmë nga afër shqetësimet, sepse ne kemi qenë dhe jemi gjithnjë pranë jush, me të gjitha hallet, shqetësimet dhe përditshmërinë tuaj”.

“Sa për ilustrim, ju sjellim në kujtesë të gjitha angazhimet tona të përbashkëta që i patëm gjatë kohës kur komuna jonë qeverisej nga AAK-ja dhe kryetari Smajl Latifi”.

“Në atë kohë, ne ishim gjithnjë pranë jush. Për të diskutuar për planet zhvilimore dhe për buxhetin, ne mbajtëm takime me qytetarët tanë në të gjitha lagjet e qytetit, dhe në të gjitha fshatrat. Ne bënim ftesa publike për cdo takim dhe pasqyronim në media të gjitha aktivitetet,diskutimet, propozimet, planet dhe punët tona të përditshme”.

“Ne besojmë fuqishëm në forcat tona të përbashkëta dhe në zotimet që kemi dhënë para jush për të çuar përpara zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë. Qytetarët tanë nuk meritojnë qeverisje të mjerë, e cila në vend se të angazhohet në projekte konkrete zhvillimore,vajton”.

“Në vend se të ftojë qytetarët për të zgjidhur problemet dhe hallet e tyre të përditshme, ajo injoron. Në vend se t`i përfshijë të gjithë në debat, ajo fton vetëm militantët partiakë, të cilët i përdorin si xhokerë për të mbuluar boshllëkun,mospunën dhe për të treguar para opinionit kinse po bëjmë diçka”, thuhet në njoftimin e Degës së AAK-së në Rahovec./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Lajmet e Fundit