11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

AAK-ja shantazhon Ramadan Mujën

ramadan muja 333Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren,e ka gjetur formulën për të shantazhuar kryetarin e Komunës së këtij qyteti, Ramadan Mujën. Zyrtarët e këtij subjekti politik, e kanë kërcënuar Mujën se nuk do të votojnë rishikimin e buxhetit për këtë vit, si dhe buxhetin për vitin 2015-të, nëse nuk do t’i punësojë militantët e partisë së tyre.

Kërcënimet janë shtuar pas hapjes së dy konkurseve nga Drejtoria e Arsimit, për vende të punës nëpër shkolla. AAK dhe PDK bashkëqeverisin në Komunën e Prizrenit. Koalicioni i tyre ishte lidhur gjatë garës së balotazhit të Ramadan Mujës me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun.

AAK gjatë negocimit të marrëveshjes së koalicionit nga PDK, kishte kërkuar edhe punësimin e militantëve të partisë së tyre.

Burimet e sigurta të ‘PrizrenPress’-it brenda AAK-së në Prizren, tregojnë se kryetari Ramadan Muja nuk e ka mbajtur premtimin e PDK-së për punësimin e anëtarëve të AAK-së.

”PDK-ja po vazhdon me punësimin e militantëve të vet, kurse nga AAK-ja nuk është punësuar askush. Ne kemi kërkuar që të punësohet edhe ndonjë anëtar i AAK-së, por kërkesa jonë deri më tash nuk është marrë parasysh”, tregon me kusht anonimiteti një anëtar i AAK-së në Prizren.

Sipas të njëjtit burim, AAK nuk do të lejojë që kryetari Muja të punësojë vetëm militantët e PDK-së.

“Ne kemi kërkuar nga Muja që të punësohen edhe militantët tanë së paku nëpër shkolla si mësimdhënës. Nëse nuk do të merret parasysh kjo kërkesë atëherë AAK nuk do të votojë buxhetin komunal”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

AAK në Prizren nuk është hera e parë që ka kërcënuar kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën. Kryetari i Degës së AAK-së, Lulëzim Kabashi në zgjedhjet nacionale pat kërcënuar PDK-në, se do të dalë nga koalicioni nëse vazhdon t’ia marrë nëndegët nëpër fshatra. Ky kërcënim është përsëritur nga Kabashi edhe pas zgjedhjeve nacionale.

Duket se kësaj kërkese të AAK-së i është dorëzuar Muja. Burimet brenda qeverisë së tij, kanë thënë se tashmë disa mësimdhënësve nuk i është vazhduar kontrata, për t’i hapur rrugë punësimit të militatëve të AAK-së. Bëhet e ditur se viktima janë mësimdhënsit që nuk kanë lidhje më ndonjë parti politike.

E një zyrtar i lartë i PDK-së në Prizren, me kusht anonimiteti, tregon se koalicioni me AAK-në është shumë i brisht.

“Është e vërtet se kryetari Ramadan Muja është nën presionin e AAK-së. Anëtarët e këtij subjekti politik po kërkojnë që të punësohen militantët e tyre si mësimdhënës nëpër shkolla, ose në të kundërtën kërcënojnë se do të dalin nga koalicioni”, tha ai.

“ I kemi thënë Mujës mos i merr parasysh kërcënimet e AAK-së. PDK mund të qeverisë edhe pa AAK-në. Qysh po qeverisë NISMA në Malishevë e Vetëvendosje në Prishtinë pa koalicione, mundemi edhe ne”, shprehet ai.
Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë se nuk ka informacione për kërcënimet e AAK-së.

“Unë nuk e kam këtë informacion. Por beso se partitë politike në Prizren nuk do të duhej të bien në këtë nivel që të kushtëzojnë votimin e buxhetit për vende të punës”, thotë Berisha për “PrizrenPress’.

Sipas tij, buxheti komunal nuk duhet të shikohet si interes i individual. ”Buxheti është në të mirën e të gjithë qytetarëve, pavarësisht se cilit subjekt politik i takojnë”,thotë ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Proton Cable Prizreni nikoqir i Golden Eagle Yllit

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Proton Cable Prizreni do të...

Milani përgatit kontratën e re për Theo Hernandez

Gjigantët e Serie A, Milan-i po mendojnë të rinovojnë kontratën e Theo Hernandez, ndërsa interesi i Bayern Munich rritet më shumë. Sipas një raporti nga...

Lajmet e Fundit