10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

AAK e kujton me respekt 2 Korrikun e vitit 1990

AAK-logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kujton me respekt, në 23-vjetorin e saj, ngjarjen e madhe të historisë më të re të Kosovës, 2 Korrikun e vitit 1990, kur deputetët e Kuvendit të Kosovës shpallën Deklaratën me të cilën Kosovën e legjitimuan njësi të barabartë me të gjitha republikat tjera në ish-Jugosllavi.

Deklarata e 2 Korrikut ishte në vazhdën e zhvillimeve të atëherëshme të kohës, në përputhje me aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar e qytetar.

Në këtë ditë të shënuar, AAK i kujton me respekt të gjithë deputetët e përbërjes së atëherëshme të Kuvendit të Kosovës, e çmon guximin dhe sakrificën e tyre në një moment historik nëpër të cilin po kalonte vendi dhe populli ynë, derisa regjimi i atëhershëm vazhdonte fushatën e shtypjes dhe të suprimimit të çdo vlere dhe të drejte të popullit tonë.

2 Korriku i vitit 1990 ishte një ndër bazat e fuqishme të të gjitha përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, të cilat u sublimuan gjatë viteve ’90 me rezistencën paqësore dhe u rrumbullakësuan me projektin më të madh dhe më të suksesshëm të shqiptarëve në shekullin XX – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sot mbetet detyrë e të gjithë neve që sakrificën e këtyre gjeneratave dhe të projektit të lirisë dhe të pavarësisë, që buroi nga populli ynë, t’i sendërtojmë më tej, duke e bërë shtetin e Kosovës vend të vërtetë demokratik, të prosepruar dhe të zhvilluar ekonomikisht dhe pjesë të familjes dhe vlerave të shenjta të demokracisë euro-perëndimore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit