13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

AAK do t’i bojkotojë zgjedhjet e jashtëzakonshme, LDK mendon ndryshe

Haradinaj-MustafaNë rast të mosarritjes së daljes nga bllokada në të cilën është futur politika kosovare, si mundësi tjetër për zhbllokim të gjendjes analistët vazhdojnë ta shohin mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, Avni Arifi, këshilltar i parë i Ramush Haradinajt, të nominuarit të Bllokut për kryeministër, paralajmëroi bojkotim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga tri partitë, nëse eventualisht do të mbaheshin ato.

“S’ka Qeveri gjithëpërfshirëse e as zgjedhje të jashtëzakonshme”, konfirmon Arifi për RTK.

Ai tha se çdo përpjekje e PDK-së që ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme do të jetë e papranueshme.

Arifi thotë prerazi “Blloku do t’i bojkotojë zgjedhjet po qe se pakica parlamentare imponon një gjë të tillë”.

Sipas Arifit, LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje kanë konfirmuar se kanë shumicën e konsoliduar parlamentare. Sipas tij, kjo shumicë nuk janë vetëm 64 deputetë, por së bashku me komunitetet pakicë, përbëjmë 2/3-at e Kuvendit.

“Është absurditet të quhet vend demokratik, e të kërkohet me ngulm nga deputetët votimi i kandidatit që është jashtë vullnetit të tyre”, tha tutje Arifi.

Edhe Dardan Molliqaj, nga Vetëvendosje, thotë se pa ndonjë marrëveshje në mes të subjekteve, nuk ekziston as edhe një mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, përkatësisht pa qenë zgjedhjet e reja vullnet i 2/3-ës së deputeteve, gjë që sipas tij, nuk është.

Për dallim nga udhëheqësit e AAK-së, që paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, partneri tjetër i Bllokut, LDK-ja nuk e mendon këtë opsion.

Zyrtarë të partisë së Isa Mustafës kanë thënë se nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe nëse ato mbahen.

Arban Abrashi, këshilltar i liderit të LDK-së Isa Mustafa, ka konfirmuar për RTK-në se brenda partive të Bllokut, është diskutuar edhe opsioni i bojkotimit të zgjedhjeve eventuale të jashtëzakonshme.

“Ky nuk është edhe qëndrimi i LDK-së”, ka thënë Abrashi.

Më Shumë

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan...

Lajmet e Fundit