7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Abrashi: Thaçi është i vetëdijshëm se e ka të humbër Prizrenin

AdnanAbrashiAnalisti politik Adnan Abrashi vlerëson se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi është i vetëdijshëm se do t’i humbë zgjedhjet e nëntorit në Prizren. Sipas tij, Thaçi deri më tash gabimisht është informuar për situatën e përgjithshme politike në këtë qytet.

Abrashi tha se zgjedhja e Minir Krasniqit për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren dhe rikandidimi i Ramadan Mujës për kryetar të Komunës, mund të shpjegohet në bazë të tri varianteve logjike.

“Emrimi i z. Minir Krasniqi për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren dhe z.Ramadan Mujës si kandidat i serishëm për kryetar të Komunës së Prizrenit nga vetë Hashim Thaçi, sipas një hamendësimi tim personal mund të shpjegohet në bazë të tre varianteve sadopak të kapshme logjike. E para është se, duke e ditur gjendjen e vërtetë të disponimit të qytetarëve të Prizrenit me (keq)qeverisjen e gjertanishme të PDK-së me këtë qytet, nga njëra anë, dhe kontradiktave të shumta, tash për tash të heshtura (jo publike) në mes të grupeve të caktuara të interesit brendapërbrenda degës së PDK-së, nga ana tjetër, përveç këtyre të dyve tashmë të emëruar, asnjë kandidat tjetër si më adekuat nuk ka pranuar të jetë i përzgjedhur në këto poste”, tha Abrashi për “PrizrenPress”.

Sipas tij, si mundësi e dytë mund të jetë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaci është informuar gabimisht për gjendjen politike në Prizren.

“ Mundësia e dytë mund të jetë se kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, nga ndonjë i besuar i tij si informator, gabimisht është informuar për situatën e përgjithshme në Prizren dhe për disponimin e vërtetë politik të shumicës së qytetarëve të saj kinse pro PDK-së”, shprehet Abrashi.

Ai si mundësi të tretë e sheh se vetë Thaci intimisht e ka kuptuar se e ka të humbër Prizrenin. ”Si mundësi e tretë mund të jetës se tashmë, intimisht, edhe vetë Hashmi Thaçi është i bindur se Prizreni definitivisht është i humbur edhe për një mandat të tretë qeverisës për partinë e tij”, tha Abrashi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit