2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Agim Veliu: S’ka prishje të koalicionit me Vetëvendosjen

agim veliuAnëtari i Kryesisë së LDK’së, Agim Veliu, ka thënë për Gazetën Express se s’ka kurrfarë vendimi sa i përket koalicionit me Vetëvendosjen. Ai ka mohuar mundësinë që LDK të marrë një vendim të tillë duke thënë se kjo parti po angazhohet për të ecur më tutje e jo për t’i prishur aleancat e ndërtuara pas zgjedhjeve.

“Jemi duke biseduar për të gjetur zgjidhje e jo për të prishur diçka”, ka thënë ai. Edhe anëtari tjetër i Kryesisë së LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë sa i përket mundësisë së prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen. “Është mashtrim”, ka thënë ai.

Veç kësaj, Shala ka sqaruar se për sot LDK nuk ka paraparë asnjë mbledhje të Kryesisë. “Për sot nuk është lajmëruar asnjë mbledhje se më kishin tregu”, ka shtuar ai. Për mundësinë e prishjes së koalicionit të LDK’së me Vetëvendosjen ka folur dje anëtari tjetër i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, i cili ka replikuar me Albin Kurtit. Ky i fundit kishte thënë se LDK, AAK dhe NSIMA janë hajna të ligës së dytë pas PDK’së.

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit