7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

AI bën thirrje që urgjent të hetohet Policia e Kosovës

Organizata ‘Amnesty International’ bën thirrje për hetim të menjëhershëm ndaj Policisë së Kosovës dhe veprimeve të saja kundër aktivistëve dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

“Nga videot dhe fotografitë që i kemi parë, duket se Policia e Kosovës ka përdorur forcë të dhunshme gjatë operacioneve të saja për ti arrestuar anëtarët e partisë Vetëvendosje në zyret e saja këtë të shtunë”, ka thënë për Kosovo 2.0 Sian Jones, hulumtues i Amnesty International në Ballkan.

“Ne jemi në procesin e mbledhjes së informatave të mëtutjeshme, por ne ju bëjmë thirrje autoriteteve dhe Mekanizmit Parandalues Kombëtar që menjëherë të hap një investigim rreth sjelljeve së policisë”, ka shtuar ai.

Amnesty International gjithashtu i ka shprehur brengat e vete sa i përket sjelljeve të policisë kundrejt aktivistëve të Vetëvendosjes.
Pas monitorimit të ngjarjeve të ditës së shtunë, dhe pas disa intervistave me aktivistët e arrestuar në Prishtinë dhe në QKUK, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka thënë se aksionet e Policisë së Kosovës ishin plotësisht të panevojshme, jo të duhura dhe se asesi nuk mund të justifikohen.

“Terrorizimi i qytetarëve-aktivistëve përmes drejtimit të tytave automatike dhe goditjeve me to si dhe goditjet me shufra gome, madje me plumba gome, me grushte e shqelma përbëjnë po ashtu keqtrajtim të rëndë fizik. Këto veprime janë të ndëshkueshme sipas dispozitave ligjore në fuqi si dhe akteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, thuhej ndër tjerash në komunikatën për media të QKRMT-sw.

Ndërsa Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave Njerëzore dhe Lirive (CDHRF) sot ka publikuar një raport, në të cilën thuhet se eskalimi i situatës ishte plotësisht i panevojshëm pas protestës paqësore.

CDHRF gjithashtu ka thënë se intervenimi i policisë ishte jo-demokratik dhe se veprimet e PK nuk korrespondojnë me të drejtat bazike njerëzore, atyre të lirisë së shprehjes dhe lirisë së organizimit politik.

Ndërsa në kontrast me reagimet e organizatave për të drejtat e njeriut, një deklarim i përbashkët i 4 ambasadave në Kosovë, asaj të UK-së, Francës dhe Italisë – pasi që Gjermania nuk e ka nënshkruar deklaratën) i ka lavdëruar aksionet e Policisë së Kosovës.

“Ne jemi të kënaqur që demonstratat kanë qenë paqësore dhe dëshirojmë ta lavdërojmë gjithsecilin që është përfshirë, e sidomos Policinë e Kosovës”, thuhej ndër tjerash në deklaratën e tyre të përbashkët. /lajmi.net

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit