8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Aksion pastrimi dhe protestë në Qendrën Historike të Prizrenit

Sot gjatë ditës EC Ma Ndryshe dhe Klubi i Ambientit “Luciano Motroni” kanë realizuar një aksion pastrimi përgjatë rrugës “Marin Barleti” dhe rrugës së Kalasë në qytetin e Prizrenit duke synuar pastrimin e kësaj hapësire dhe duke synuar ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mjedisit të pastër.

Njëkohësisht ky Klub dhe EC-i kanë ngritur edhe çështjen e mungesës së hapësirave të gjelbra dhe ngulfatjes së kësaj zone historike nga parkimi i veturave.

Qendra Historike e Prizrenit është ndër pjesët më të frekuentuara nga vizitorët andaj edhe aksioni ka për qëllim krijimin e një ambienti të pastër dhe një imazhi më të mirë të qytetit. Të rinjtë dhe EC kanë pastruar këtë pjesë duke mbledhur një sasi të madhe të mbeturinave dhe duke e përcjellë mesazhin se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë dhe të mbetet qëllimi dhe detyra kryesore e gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi si fillim, dhe duke i bërë thirrje institucioneve që të tregojnë një kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e qytetit.

EC së bashku me Klubin e Ambientit për realizimin e këtij aktiviteti poashtu kanë kërkuar nga EKO regjioni që të bëjë ndërrimin e kontejnerëve duke i zëvendësuar të vjetrit me disa të rinjë, dhe ky institucion ka pranuar kërkesën tonë ditë më parë duke i zëvendësuar me të tillë. Në këto kontejnerë sot Klubi i Ambientit “Luciano Motroni” ka ngjitur disa stikerë që përçojnë mesazhe vetëdijësuese për mbrojtjen e ambientit dhe riciklimin e mbeturinave.

Si shqetësim tjetër i hasur në këtë hapësirë përveç mbeturinave është edhe parkimi i veturave pranë monumentit të xhamisë së “Sinan Pashës”. Parkimi në afërsi të perimetrit të objekteve të trashëgimisë kulturore pengon vizurat ndaj vlerave të trashëgimisë si dhe ndikon në dëmtimin e peisazhit kulturor. Rrjedhimisht, kjo problematikë ndikon jo vetëm te qytetarët e Prizrenit por edhe te turistët dhe vizitorët e shumtë të qytetit tonë. Prandaj në kuadër të këtij aktiviteti përgjatë murit rrethues të këtij monumenti janë vendosur disa fidane në shenjë proteste kundër parkimit të automjeteve dhe si një thirrje që në vend të makinave të shtohet gjelbërimi në këtë hapësirë. Prandaj EC bën thirrje që të mos lejohet parkimi pranë monumenteve të trashëgimisë dhe të shtohen hapësirat e gjelbra në këtë qendër.

Aksioni i sotëm jo vetëm që ka shërbyer për të krijuar një ambient më të pastër nga mbeturinat dhe përcjelljes së mesazheve vetëdijësuese, por edhe ka shërbyer si një protestë mbi çështjen e lejimit të parkimit të veturave pranë objekteve të trashëgimisë duke kërkuar që këto vendparkingje në këto hapësira të Qendrës Historike të shndërrohen në zona të gjelbra.

Më Shumë

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit