11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Albin Kurti: Shaqir Totaj është i shantazhuar nga SHIK-u për një fotografi (Video)

 

Në takim me banorët e Lagjes së Trimave në Prizren, Albin Kurti tha se e ka takuar  Shaqir Totajn vite më parë, por se Shaqir Totaj nuk kishte pranuar t’i bashkohej LVV, sepse ishte i frikësuar se SHIK-u do t’ia publikonte disa fotografi me përmbajtje të papërshtatshme, thuhet në Komunikatën për Media dërguar nga LVV’ja në Prizren.

“Shaqir Totaj ka deklaruar që unë i kam ofruar që të vijë në LVV. Po, është e vërtet. Para disa viteve unë e kam takuar Shaqir Totajn dhe i kam thënë: “Kam dëgjuar se je një njeri që e kritikon shumë PDK-në, e kritikon shumë pushtetin në Prizren dhe mendoj që është mirë të afrohesh e të vish në LVV. Takimi ka qenë i përzemërt dhe ai dukej shumë i gatshëm dhe i interesuar që të afrohet dhe të vijë në LVV për ta kundërshtuar regjimin e njëjtë që në Kosovë e ka kapur shtetin dhe në Prizren e kishte kapur komunën. Mirëpo, pas kësaj bisede ku unë dëgjoja kritika e akuza ndaj PDK-së, sikurse edhe prej ndonjë aktivist të LVV, prandaj edhe takohesha me të. Ai më tha se nuk mund te vij në VV, për shkak se është i frikësuar e i shantazhuar prej PDK-së. Ai më tha që në një rast e kishte shpërndarë gabimisht një fotografi me përmbajte të papërshtatshme dhe tash PDK-ja e SHIK-u ia ka zënë kokën, e frikësohet se ia publikojnë. E kuptoni pra se kush është kundërkandidat i z. Mytaher Haskuka. Me njerëz të frikësuar e të shantazhuar, nuk mund t’i heqim nga pushteti shantazhuesit dhe ata që i frikësojnë të tjerë”, thuhet në  e VV-se

Më Shumë

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit