9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Alush Shala i kundërpërgjigjet Haxhi Avdylit: Mos u merrëni më fjalë të rrugëve ! (Foto)

Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Prizren, Alush Shala i është kundërpërgjigjur akuzës së kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit, për blerjen e votave.

Ai ka ftuar Avdylin, që nëse ka fakte, rastet e tilla t’i denoncoi në organet e drejtësisë.

“Më duket e pandershme që një kryetar partie dhe një kandidat për deputet me u marrë me fjalë të rrugaçëve “, shkruan Shala në Facebook.

“Ose denoncoi në organet e drejtësisë, sepse ndryshe mund t’ju llogarisim të padenjët për Parlament”.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka akuzuar PDK-në se ka filluar t’i blejë votat për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai, tregon se shuma që PDK-ja, po ofron për qytetarët për një votë është 20 euro.

Këtë “fakt”, e mbështet në deklaratën e një qytetari.

“Në takimet e përditshme me qytetarë, njëri nga qytetarët na tregoi se njëri nga kandidatët për deputetë të PDK-së më ofroi 20 euro për votë të fotografuar, por unë s’pranova…”, citon Avdyli deklaratën e një qytetari,shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, Alush Shala thotë se ka informacione të ndryshme për Haxhi Avdylin.

“Për ju ç’ka nuk më kanë thënë , por unë nuk merrem me fjalë të rrugëve”, shprehet ai.
Shala dyshon në LDK-në.

“ Si po duket po mendoni ju me I ble votat, por ruani paret se edhe tetë vjet keni me qenë në opozitë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit