9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ambasadori i ri amerikan flet për korrupsionin, FAK-un dhe Gjykatën Speciale

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tashmë i konfirmuar edhe nga Senati, Gregory Delawie, në seancën konfirmuese foli për historinë e marrëdhënieve të dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe qartësoi disa nga synimet e tij se për çfarë do të angazhohet gjatë tre vjetëve të ardhshme.

Ai përmblodhi angazhimin e tij në tri drejtime të rëndësishme: forcimin e shtetit ligjor, zgjerimin e sigurisë rajonale dhe nxitjen e reformave ekonomike.

“Korrupsioni pengon zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, pengon investimet, nxit emigrimin dhe dobëson besimin në institucionet publike. Nga ana tjetër korrupsioni mund të krijojë një terren pjellor për rritjen e ekstremizmit të dhunshëm”, tha Delawie.

Ai nënvizoi se do të shtojë mbështetjen për të ndihmuar luftimin e korrupsionit dhe rikthyer besimin e qytetarëve për qeverinë e tyre.

Ambasadori amerikan foli edhe për Forcën e Sigurisë dhe kalimin e saj në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Dua të garantojë që Shtetet e Bashkuara ta udhëheqin këtë tranzicion në mënyrë që do të rrisin stabilitetin rajonal, të forcojnë institucionet demokratike dhe që e pozicionon Kosovën që në një të ardhme të përmbushë kushtet për anëtarësim në NATO”.

Po cili është qëndrimi i ambasadorit të ri rreth krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai në seancën konfirmuese tha se “Kosova duhet të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme akuzave për krime të rënda të kryera në mes të 1998 dhe 2000’.

Delawie theksoi se Task Forca e BE-së e udhëhequr nga prokurori amerikan gjeti prova se janë kryer vepra të dënueshme nga një numër i vogël i pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kosova duhet të zgjidhë këto akuza serioze në qoftë se do ta mbyllë këtë kapitull të historisë së saj dhe të ecë përpara me zhvillimin demokratik dhe integrim euro-atlantik”, tha ambasadori Delawie, i cili së shpejti vjen në Prishtinë për të marrë detyrën nga ambasadorja e deritashme, Tracey Ann Jacobson./RTK/

Më Shumë

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit