9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ambasadori Kosnett viziton Xhaminë e Madhe në Prizren

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar sot një vizitë në xhaminë Mehmet Pasha – Bajraklia, në Prizren.

Ai, u mirëprit, nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha.

Gjatë takimit në brendësinë e xhamisë, ambasadori Kosnett, e vlerësoi kontributin e Këshillit të BI-së Prizren, për shoqërinë, si dhe për zhvillimin e bashkëjetesës e të tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Nga ana e tij, kryetari Berisha, e uroi për detyrën e re, ambassador në Prishtinë, si dhe i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e madhe ndaj Kosovës, e posaçërisht për ngjarjen e fundit, për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ambasadori Kosnett, e vizitoi edhe muzeleumin e Mehmet Pashës.

Në fund, Kryetari Berisha dhe ambasadori Kosnett, shkëmbyen nga një dhuratë simbolike.

Më Shumë

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 25 vjetorin e masakrave serbe në Gjakovë e Rahovec ku nuk u kursyen as gra e fëmijë. Më...

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Lajmet e Fundit