11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Analistët: Deklaratat e Albin Kurtit i kontribuojnë çarjes së Bllokut

blloku opozitarAnalistët politikë komentojnë në mënyra të ndryshme deklaratat e Albin Kurtit në lidhje me partnerët e tij të rinj. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një tubimi me simpatizantë të tij i quajti partnerët e LAN’i si “hajna të ligës së dytë”, derisa ata të PDK’së i quajti si “hajna të superligës”. Të dy analistët janë të mendimi se Blloku nuk është unik dhe ka shumë gjasa që të ketë çarje.

Analisti Armand Shkullaku thotë se këtë deklaratë mund ta shohim si një sinjal të largët që Albin Kurti dhe Vetëvendosje, nuk do ta kishin gjatë në një Qeveri të krijuar nga Blloku. Sipas tij, Kurti dhe Vetëvendosje po duan t’i shmangen njësimit me tri partitë partnere të tyre, gjë që ai e konsideron të pamundur.

Shkullaku shpjegon edhe anën tjetër të problemit. Ai thotë se koha e gjatë që po kalon, po dëshmon pafuqinë e bllokut për ta krijuar shumicën.

“Ana tjetër, mendoj që ka të bëjë me faktin që koha e gjatë që po kalon po dëshmon pafuqinë e bllokut për të krijuar mazhorancën, shton nervozizmin brenda koalicionit, shton pakënaqësitë dhe tensionin dhe në momente të tilla si ky me Albinin, ngjallen reagime të shumta, sic ishte rasti i Lutfi Hazirit të LDK’së i cili e quajti Albin Kurtin ‘hajn pulash’etj, etj. Pra, sa më shumë kalon koha që blloku nuk e bën qeverinë, aq më shumë çohen tensionet brenda tij”, ka thënë Shkullaku, për Gazetën Express.

Ndërkaq, analisti Halil Matoshi thotë sen Albin Kurti e ka gjetur momentumin kur e ka parë se vendi po shkon në zgjedhje dhe po i shfrytëzon këto deklarata që të distancohet nga tri partitë dhe të shkojë në zgjedhje e vetme. Sipas Matoshit, Vetëvendosje po mundohet t’ia përgatisë vetes terrenin për zgjedhje.

“Absolutisht, mendoj që VV’ja po e përgatitë terrenin në rast të shkuarjes në zgjedhje”, ka thënë për Express, Matoshi.

Matoshi thotë se janë pikërisht këto deklarata ato që PDK’ja dhe të gjithë mekanizmat e saj po i prisnin.

“PDK’ja ka llogaritur me të gjithë mekanizmat e vet pikërisht në situata të tilla, dmth kur grupacioni i quajtur VLAN do të prishet mes vete dhe kësaj i ka kontribuuar shumë deklarata e Albin Kurtit”, ka shtuar Matoshi.

Si Shkullaku, ashtu edhe Matoshi vlerësojnë se Blloku tashmë nuk është unik dhe parimor. Madje, Shkullaku thotë se ka bindjen se Blloku do të shpërbëhet shumë shpejt.

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit