6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Analistët kërkojnë të hetohen emrat në rastin “Pronto II”

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, për, siç thuhet, “shpërdorim të detyrës dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike”. Vendimi pason publikimin e të bisedave të përgjuara telefonike të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat qenë përfshirë veç tjerash edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi. dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se Prokuroria nuk do të ketë guxim që të merret me rastin Graboci dhe protagonistët e përfshirë në përgjime. Ky vendim, thotë ai, është një taktikë e Prokurorisë për të blerë paqe te publiku.

“Nuk që Prokuroria do të ketë guximin që të merret si duhet edhe me z. Grabovci, dhe me të gjithë protagonistët që janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”, shprehet Musliu.

Edhe analisti Driton Selmanaj, nga Demokracia Plus, për Radion Evropa e Lirë thotë se vendimi për nisjen e hetimeve është i domosdoshëm, teksa konsideron se ato nuk duhet të kufizohen vetëm te ai. Por, duke u bazuar në publikimin e bisedave të përgjuara, se në çfarë forme është realizuar emërimi i zyrtarëve në pozita të larta, Selmanaj dyshon se me rastin Grabovci do të ketë rezultate.

Lidhur me vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabocit, Lëvizja Vetëvendosje të shtunën ka mbajtur një konferencë për media ku e ka cilësuar vendimin e Prokurorisë si “të nxitur nga trysnia e vazhdueshme e opinionit publik”.

Në komunikatën e Prokurorisë Speciale thuhet se me veprimet e tij, “Grabovci, gjatë vitit 2011 e tutje, në mënyrë të kundërligjshme ka mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve tjerë të vendit për punësim dhe në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve tjera, u ka dhënë përparësi personave të favorizuar mbi bazat e përkatësisë së tyre politike gjatë punësimit nëpër institucionet publike.

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Lajmet e Fundit