11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Analisti e sheh Isa Mustafën të pafuqishëm karshi protestave

Isa Mustafa14-27Analisti Imer Mushkolaj thotë se eskalimi i situatës së sotme ka qenë diçka e pritshme për shkak të një situate emocionale të krijuar qysh nga protesta e së shtunës, si dhe pas deklarimeve të zyrtarëve në pushtet në lidhje me protestën.

Një deklaratë për KALLXO.com, ai ka thënë se nuk e përkrahë dhunën që është përdorur sot dhe nuk e sheh si zgjidhje të problemeve.

Ai është habitur me deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të jashtëm njëherit zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi, menjëherë pas protestës të cilët thanë se protesta e sotme kishte qëllime politike.

“Unë besoj se çdo protestë që organizohet ka qëllim politik dhe duhet të ketë qëllim politik mirëpo natyrisht se rastet e tilla shfrytëzohen nga partitë politike për arritur qëllimet e veta”, tha ai.

Ai tha se në krye të protestës kishte udhëheqës të partive opozitare dhe se situata të tilla zakonisht shfrytëzohen nga opozita.

Mushkolaj është i mendimit se nëse vazhdohet në këtë formë, mund të prodhohet një situatë e pakëndshme si ajo e vitit 2004.

“Në fokus është një ministër i cili ka qëlluar të jetë serb dhe kjo po kam frikë se do të prodhojë veprime të pamatura që mund të ndërmerren”, ka thënë Mushkolaj.

Ai e konsideron si të vonuar reagimin e kryeministrit Mustafa duke thënë se ai ishte dashur që qysh në fillim t’i drejtohej protestuesve duke i bërë thirrje që të qetësohen.

Ndërkaq, reagimin e Mustafës bashkë me Thaçin ai e ka parë si një mos guxim nga ana e kryeministrit për të reaguar dhe për të zgjidhur situatën i vetë, pa ndihmën e Thaçit.

“Unë kam pritur që të reagojë vetëm Mustafa si kryeministër por duket që Mustafa nuk e ka guximin që të reagojë i vetëm. Fatkeqësisht Mustafa nuk po është në gjendje ta menaxhojë situatën në të cilën ndodhet tash”, tha ai.

Mushkolaj thotë se qytetarët e Kosovës nuk e kanë ndërmend që të ndalen dhe referuar gjendjes së tillë, ai është i mendimit se partitë në pushtet dhe ato opozitare duhet që të mblidhen dhe të gjejnë zgjidhje.

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit