13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Ankesa e PDK-së e pabazë ndaj IQM-së

vetura e pdk malishevNegative është përgjigja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Kjo e fundit ditë më parë ka paraqitur një ankesë pranë PZAP-it ndaj Iniciativës Qytetare për Malishevën ku ka fajësuar këtë të fundit për dëmtimin e veturave të ngjyrosura të anëtarëve të PDK-së.

Më tutje në faksimilen e PZAP-së, thuhet së është informuar subjektin politik PDK në kuptimin e nenit 4 paragrafi 3 të Rregullave dhe Procedurave të PZAP-it, më datë 05.10.2013, për ankesën që është bërë ndaj këtij subjekti politik nga ana e PDK-së dhe ka kërkuar që të përgjigjet ndaj ankesës, transmeton indeksonline.

Ja edhe vendimi:

Panel Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në panelin e përbërë nga gjyqtarët: Muhamet Rexha kryesues, Xhevdet Abazi dhe Ferit Osmani anëtar, duke vendosur përkitazi me ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Malishevë, paraqitur kundër Iniciativës Qytetare në Malishevë (IQM) për shkak të dëmtimit, për Zgjedhjet lokale, në seancën e panelit të mbajtur me 9 tetor, mori këtë vendim.

Refuzohet si e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Malishevë.

Arsyetim

PZAP-I me datën 5 nëntor ka pranuar një ankesë nga subjekti politik PDK, dega në Malishevë, me të cilën pretendohet se me datën 04.10.2013 në fshatin Damanek gjatë mbajtjes së tubimit elektoral simpatizantët dhe aktivistët e Iniciativës Qytetare në Malishevë (IQM) kanë dëmtuar veturat e kandidatëve Asllan Kastrati dhe Alush Krasniqi kandidat për këshilltar komunal nga radhët e PDK-së duke ju shënuar veturat e tyre grafitë me përmbajtje të akronimit IQM dhe se pot ë njëjtat grafitë janë shënuar edhe në veturat private të anëtarit të kryesisë së PDK-së Muj Sahitaj dhe veprimtarit Famit Kilaj.

Në ankesë më tutje theksohet se përveç dëmtimit të veturave me ngjyrë ato janë dëmtuar me mjete të forta duke i gërvishtur ato.

PZAP-i, e informoi subjektin politik PDK në kuptimin e nenit 4 paragrafi 3 të Rregullave dhe Procedurave të PZAP-it, më datë 05.10.2013, për ankesën që është bërë ndaj këtij subjekti politik nga ana e PDK-së dhe ka kërkuar që të përgjigjet ndaj ankesës deri më datën 7.10.2013, në ora 12:00.

PZAP-I, me datën 07.10.2013, mori përgjigjen e kërkuar nga IQM-ja lidhur me ankesën e paraqitur nga PDK-ja, në të cilën theksohet se akuzat e PDK-së në drejtim të aktivistëve të IQM-së janë të pavërteta dhe tendencioze dhe se për këtë IQM-ja është në gjendje të ofroj dëshmi apo prova se kandidatët e apostrofuar nga PDK-ja, në ora 18:00 deri në orën 22:00 kanë qenë prezent në aktivitetet e fushatës zgjedhore të IQM-së në fshatin Maxherrë, Shkozë dhe Damanek.

Lidhur me këtë edhe vetë deklaratën e kandidatit të PDK-së, Isni Kilaj, janë të paqarta dhe të pabazuara në fakte, pasi që në deklarimin e tij gjatë fushatës zgjedhore në fshatin Bubavec thekson se për këtë dyshon në aktivistët e LVV-së.

Më Shumë

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje. Rasti ka ndodhur në Suharekë, ku një person në gjendje të dehur ka...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Dhimbja

Lajmet e Fundit