7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Anton Quni e krahason Vjosa Osmanin me Hyjneshën në Fron

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike në Prizren, Anton Quni, e ka krahasuar kandidaten e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmanin, me figurën e Hyjneshës në Fron.

Gjatë një takimi të këtij subjekti politik në Prizren, Quni e ka treguar një histori interesante që e ka dëgjuar nga një profesor i historisë, njofton Klan Kosova.

“Hyjnesha në Fron i përket kulturës së Vinçës. Një profesor i historisë më ka treguar një ngjarje interesante që supozohet se ka ndodhur shumë kohë më parë”.

“Para katër mijë vjetëve në këto anë tona sundonte një lider i mirë dhe në kohën e tij qytetarët ishin të lumtur sepse ata e gëzonin lirinë dhe sigurinë. Ai një ditë ndërroi jetë dhe la pas vetes një pasuri të madhe. Pasi ndërroi jetë në sipërfaqe dolën njerëz me prirje grabitqare dhe dhunuan gjithçka”.

“Qytetarët filluan ta kërkonin pasardhësin e mbretit dhe kështu ata gjetën mbesën e mbretit. Ata i kërkuan asaj që ta rimëkëmbë përsëri vendin dhe ajo e pranoi këtë kërkesë”.

“Kjo ngjarje që ndodhi shumë kohë më parë duket se po përsëritet edhe tani. Edhe ne kishim një prijës të mirë i cili ishte engjëlli mbrojtës i kombit shqiptar në Kosovë. Ai në kohën e okupimit na udhëhoqi me urtësi dhe na krijoi miq nga e gjithë bota. Ai ishte Presidenti historik Ibrahim Rugova”.

“Kështu një ditë edhe ai mbylli sytë dhe pastaj në vend dolën njerëzit që shkatërruan gjithçka në Kosovë”.

“Tani është e natyrshme që qytetarët lutën dhe janë në kërkim të gjakut të Ibrahim Rugovës dhe ja që këtu e kemi mbesën e Ibrahim Rugovës e cila është rritur në familjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit