5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Arbër Rexhaj mohon se ka pasur përplasje në Vetëvendosje të Prizrenit

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, thotë se nuk ka qenë prezent në mbledhjen ku janë shprehur mospajtimet mes aktivistëve.

Sipas tij, në këtë mbledhje nuk ka qenë prezent as kryetari i Degës, Artan Abrashi, si dhe nuk ka pasur dorëheqje.

Postimi në Facebook

Të dashur qytetarë të Prizrenit

Indeksonline paska publikuar një artikull me titull ‘’Përplasje e ashpër në VV-në e Prizrenit, prezent ishte edhe deputeti Rexhaj’’

Indeksonline qysh nga titulli ka filluar shpifjen sepse unë nuk kam qenë prezent në takimin e lagjes “’’Qorragë’’.

Më poshtë thekson se në takim ishte edhe kryetari i qendrës sonë Artan Abrashi, I cili gjithashtu nuk ishte i pranishëm.

Në këtë mbledhje ka pasur mospajtime brenda aktivistëve por jo përplasje të ashpra, e që janë në standardin e demokracisë.

Indeksonline gjithashtu shpifë duke thënë se ka pasur përplasje kartelash për fytyre ndaj anëtarëve të kryesisë. Nuk ka pasur asnjë përplasje të asnjë kartele të vetme dhe asnjë dorëheqje, madje nuk ka qenë e pranishme as kryesia e qendrës sonë.

Prandaj për këtë shpifje dashakeqe dhe tendencioze do të ngrisim padi për shpifje.

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit