6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Arrestimi i imamëve, spektakël medial i Thaçit para Kuvendit Konstituiv

arrestimi 2Arrestimi i imamëve pikërisht para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka për qëllim zhvendosjen e vëmendjes së opinionit nga deregjia e rënies së politikës aktuale, se sa qe ka të beje me realitetin në terren. Kështu vlerëson për standardi.eu, publicisti Faik Krasniqi.

Ai thotë se kjo Qeveri në largim është në gjendje të bëjë çdo gjë, vetëm e vetëm të largojë vëmendjen nga dështimet e tyre. Një pyetje kam për Qeverinë, AKI-në dhe Policinë e Kosovës: Pse deri më tash nuk ndërmorën asnjë veprim kundër këtyre imamëve?

“Spektakli i Qeverisë në largim me arrestimin e imamëve dhe hoxhallarëve, është bërë më shumë për t’i mbuluar dështimet e tyre, se sa ndonjë veprim qe përkon me rrjedhat realiste. Kjo nuk është gjë tjetër veçse për t’i hedh hi syve qytetarëve, se gjoja jemi duke e luftuar terrorizmin. Por nuk janë vetëm këta që janë arrestuar nxitës të terrorizmit, por kokat e terroristëve janë edhe në Qeveri, Parlament dhe në BIK duke filluar nga Naim Tërnava”, theksoi për standardi.eu,publicisti Faik Krasniqi, duke shtuar se ky spketakël ka për qëllim paraqitjen servile të Thacit, kinse është aleat i SHBA-së, kundër terrorizmit, me qëllim kullotjen edhe të ndonjë mandati pushtetar, për të vazhduar shfrenimin edhe më të madh të korrupsionit dhe majmërinë e bandave militante partiake.

Ai thotë se me këto veprime po qon ujë në mullirin e armikut duke i dhënë imazh terrorist Kosovës. Serbia që nga koha e luftës në Kosovë, duke vazhduar gjer më sot nuk ndalet duke e prezantuar Kosovën si vend i krimit, terrorizmit e trafikimit. Çuditërisht edhe Qeveria e Kosovës dita-ditës, po bëhet aleate e kësaj propagande. Qeveria duhet të veprojë kundër çdo elementi ekstremist dhe veprimeve me tendenca terroriste e jo të bëjë spektakle mediatike.

“Një pyetje kam për Qeverinë, AKI-në dhe Policinë e Kosovës: Pse deri më tash nuk ndërmorën asnjë veprim kundër këtyre imamëve, por as kundër asnjë imami ekstremist, por këto veprime i bëjnë çdoherë kur ka ndonjë ngjarje të rëndësishme për Kosovën, apo nesër që do mbahet seanca konstituive e Kuvendit… Kjo Qeveri në largim është në gjendje të bëjë çdo gjë, vetëm e vetëm të largoj vëmendjen nga dështimet e tyre dhe problemet që i krijuan me Gjykatën Kushtetuese, se gjoja jemi duke e luftuar terrorizmin, por me mosveprimin e tyre të deritashme u bën mbështetës të këtyre rrymave ekstreme. Kur u rrahën dhe u kërcënuan me jetë shumë imamë modern si Xhabir Hamiti, Osman Musliu, Musli Verbani, ku ishte Qeveria, Policia, AIK-u, BIK-u, që nuk ndërmorën asgjë, por vetëm kur kjo Qeveri në largim është ngusht dhe duhet të bëjë diçka për të zhvendosur vëmendjen nga dështimet e tyre.

Por me këto veprime që po bën kjo Qeveri në largim, pa nevojë po e prish imazhin e Kosovës, thuaj që Kosova është vatër e ekstremizmit fetar”, vlerësoi publicisti Krasniqi.

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Lajmet e Fundit