13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen për vjedhje të rëndë

Me datën 24 prill 2019, në Prizren hetuesit policorë, pas një pune hetimore intensive të njësiteve relevante, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar (A. M. dhe A. K.), të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

“Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në një rast të ndodhur me 14 prill 2019 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. Të dyshuarit duke vepruar në mënyrë të vrazhdë ia kanë marrë nga dora viktimës kuletën, në të cilën ka pasur dokumente personale dhe të holla në vlerë rreth 80 euro”, thuhet në raportin e Policisë nga Prizreni.

Tutje thuhet se të dy dyshohet se kanë kryer edhe dy vjedhje, raste të ngjashme me këto, të cilat vepra i kanë pranuar në prezencën e prindit dhe avokatit mbrojtës. Të njëjtit konsiderohen si recidivistë të këtyre veprave penale.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet në fund të njoftimit.

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Lajmet e Fundit