11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Arrestohen tre persona, një në Prizren e dy në Malishevë

arrestimi 2Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Prizrenit. Dy prej të cilëvë janë bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjakovë, pasi të arrestuarit nuk iu kanë përgjigjur obligimeve që kanë pasur ndaj organave të drejtësisë.

Sipas policisë, njëri arrestim është bërë në rrugën “Enkelejda” në Prizren dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar. Kurse, arrestimi tjetër është bërë në fshatin Terpezë të Malishevës dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

Arrestimi i tretë është bërë në fshatin Bubavec të Malishevës, pasi që nuk ka përfill urdhrat e personit zyrtar derisa po i kërkonin dokumentet e veturës lidhur me një kundërvajtje në trafik. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit