2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Arrestohet i dyshuar që kishte lënduar rëndë një person në Prizren


Me datën 17 dhjetor rreth orës 16:20, Policia në Prizren pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar (J. L.), i cili dyshohet se më 20.10.2018 ka kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’, i cili rast ka ndodhur në Prizren, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Policia shton se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, transmeton Koha.net.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Më Shumë

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Lajmet e Fundit