9.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Arrestohet një burrë në Prizren për “detyrim”

Me datën 5 dhjetor 2018 Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘detyrim’, e cila ka ndodhur në Prizren, ku pas një pune hetimore të njësive relevante policore në Prizren dhe në bashkëpunim me hetuesit rajonalë, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuar (P. D.), i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘detyrim’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Person i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet se përmes telefonit me mesazh e ka kërcënuar viktimën duke i kërkuar para. I dyshuari është i njohur për organet e rendit për vepra të këtilla.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Më Shumë

Policia në Prizren ndëshkon kundërvajtësit me xhamat e errësuara në automjete

Policia në Prizren, në kuadër të zbatimit të ligjit për rregullat në trafikun rrugor, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të identifikuar kundërvajtësit në...

Foshnja lind me bisht prej dhjetë centimetrave – çfarë thonë mjekët rreth këtij fenomeni në Kinë

Një rast i rrallë është regjistruar në Kinë dhe në internet është shfaqur një video e një foshnje me bisht prej dhjetë centimetrave. Nëna ka...

Lajmet e Fundit