9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Arrestohet një person në Korishë të Prizrenit, kërcënoi për borxh

Një person është arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, pasi që dyshohet se kërcënoi për borxh viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili për shkak të një borxhi e ka kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar”, njofton Policia e Kosovës.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë automatike me 30 copë fishekë”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit