9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arrestohet personi që shkeli për vdekje këmbësorin në Dragobil të Malishevës


Policia ka arritur të arrestojë personin që shkeli për vdekje një këmbësor në Dragobil të Malishevës.

I arrestuari është A. B. nga fshati Shkozë.

Ai, pas aksidentit ishte arratisur.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se i dyshuari ka qenë në kërkim të policisë edhe për vepra të tjera.

“ I arrestuari është dërguar në burgim, ndërsa rasti për aksidentin po hetohet”, tregon një burim brenda Policisë.

Këmbësori i aksidentuar në Dragobil të Malishevës nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara si pasojë e goditjes nga një automjet më 26 dhjetor.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore i aksidentuari ka vdekur në QKUK./PrizrenPress.com/

Më Shumë

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për...

Lajmet e Fundit