7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Arrestohet Remzi Shala, i kërkuari nga Specialja

kërkuari nga Gjykata Speciale, Remzi Shala apo ndryshe i njohur me nofkën “Molla e Kuqe” është arrestuar.

Arrestimin e Shales e ka konfirmuar avokati Natal Bullakaj.

Ai ka thënë se është njoftuar nga Gjykata për arrestimin e klientit të tij.

“Kryetarja e trupit gjykues më ka thirrë më ka lajmërua që është arrestu. Nuk di më shumë se ku apo kur. Vetëm se më kanë njoftuar që në ora 14:00 pritet të dalë para gjykatës”, ka thënë Bullakaj në një prononcim për Indeksonline.

Kujtojmë se ftesa nga Specialja i kishte ardhur në dhjetor, mirëpo, Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte refuzuar t’i përgjigjet.

Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Shirokë të Suharekës drejt një lokacion të panjohur.

Shala kishte refuzuar t’i përgjigjet Speciales duke thënë se nuk e njeh këtë gjykatë.

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit