9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arrestohet serbi 72 vjeçar që dhunoi seksualisht 7 vjeçarin në Hoçë të Madhe (VIDEO)

Ka dy ditë që nuk e lë vetëm për asnjë moment djalin e saj 7 vjeçar.

Ajo të hënën e kuptoi se të birin ia kishte abuzuar seksualisht një 72 vjeçar, me të cilin janë fqinj në Hoçë të Madhe.

I biri I saj ishte vonuar për t’u kthyer në shtëpi, dhe e ëma doli ta kërkojë nëpër fshat, njofton Klan Kosova.

Vogëlushi i kishte treguar nënës së tij të gjithë rrëfimin se çfarë i kishte bërë serbi me inicialet S.S. në dyqanin e tij. Madje, sipas të ëmës abuzimi kishte zgjatë për një muaj.

Të martën nëna e fëmijës 7 vjeçar u drejtua në stacionin policor të Rahovecit dhe denoncoi S.S 72 vjeçar , për abuzim seksual me djalin e tyre.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

 

Më Shumë

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të ketë reshje shiu,...

Lajmet e Fundit