5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Arsyetohen zyrtarët e Spitalit të Prizrenit

Zyrtarët e Spitalit të Prizrenit, kanë aryetuar deklarimin e puntorëve mbi mënyrën e punësimit.

Sipas tyre, punonjësit nuk janë detyruar, por me vullnet të lirë kanë nënshkruar.

“Administrata ka bërë një deklaratë, me të cilën secili i punësuar deklarohet se është pranuar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pas ndonjë dallavere apo ndonjë dhënie ryshfeti”, ka thënë për “Koha Ditor”, zyrtari i komunikimit në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha.

Sipas tij, kjo është bërë për arsye se “në media ka pas raportime se në spitale të caktuara të Kosovës gjoja ka pasur dallavere në punësim”.

“Qëllimi i deklaratës është që secili në mënyrë të lirë, me u deklarue nëse gjatë punësimit ka pas ndonjë dallavere ose intervenim ose dhënie ryshfeti. Janë deklarata që janë arkivuar në dosjen e secilit punëtor. Ata e kanë nënshkruar me vullnet, e kanë marrë deklaratën, e kanë lexuar, dhe pastaj e kanë nënshkruar”, ka theksuar Berisha. Krahas kësaj deklarate, sipas Berishës, punëtorët e Spitalit kanë nënshkruar edhe deklaratën e ruajtjes së privatësisë apo konfidencialitetit.

“Pra janë dy deklarata që janë nënshkruar nga punonjësit”, ka shtuar ai. Sipas Berishës pretendimet se ka diçka të dyshimtë në këtë nismë nuk qëndrojnë.

“Administrata e ka pas parasysh marrjen e opinionit të secilit dhe deklaratën e lirë të secilit punëtor. Deri tani nuk ka pas asnjë ankesë, mirëpo kjo është bërë me qëllim që të dihet saktë se si është bërë pranimi i punëtorëve, a kanë pas ata ndonjë presion. Ndërsa deklarata e konfidencialitetit është bërë me kërkesë të vitit të kaluar të SHSKUK-së që secili punëtor duhet ta ruaj konfidencialitetin. Që të dy deklaratat janë nënshkruar nga secili punëtor i pranuar”, ka thënë Berisha.

Administrata e Spitalit rajonal të Prizrenit ka kërkuar nga punonjësit e pranuar në vitet e fundit që të nënshkruajnë një deklaratë se rekrutimi i tyre në këtë institucion shëndetësor është bërë në mënyrë ligjore, por jo nëpërmjet ryshfetit apo forma të tjera të ngjashme.

Përderisa për përfaqësuesit e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë një veprim i tillë ngjallë dyshime, të cilat duhet të hetohen nga organet kompetente, në anën tjetër zyrtarët e Spitalit të Prizrenit pohojnë se qëllimi i deklaratës është që secili punonjës në mënyrë të lirë të paraqesë qëndrimin nëse është pranuar në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë dallavere apo ryshfet, shkruan Koha Ditore.

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) përmes rrjeteve sociale ka reaguar ndaj kësaj praktike të aplikuar nga administrata e Spitalit të Prizrenit.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Lajmet e Fundit