11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Arsyetohet

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka arsyetohet për mbylljen me media.

Premton se do të jetë transparent.

Merret edhe me të kaluarën.

Komunikata e plotë

Kryetari, Haskuka, pajtohet plotësisht me parimet bazë të qeverisjes së mirë, të cilat i kanë potencuar disa nga organizatat jo-qeveritare dhe mediat lidhur me transparencën e komunës sonë. Njëri nga faktorët matës të nivelit të qeverisjes është edhe transparenca. Gjatë mandatit të qeverisjes së kaluar, i vetmi aspekt i transparencës ka qenë pjesa formale, ku marrëveshjet paraprake në parabordin e drejtorëve janë formalizuar me vendime në një takim me media.

Pak a shumë, kjo pjesë “teatrale” e qeverisjes ka përmbledhur gjithë transparencën e komunës. Ana tjetër e saj ka qenë tërësisht e errët. Përzgjedhja e drejtorëve në shkolla, punësimet në QKMF, shërbimet e komunës ndaj qytetarëve, komunikimi me ta, njoftimi i opinionit me vendime të përditshme të kryetarit, hapja e tenderëve, menaxhimi, lëshimi i lejeve urbanistike, tjetërsimi i pronës publike, dhënia e objekteve me qira, kërkesat për qasje në dokumente zyrtare, punësimet dhe të gjitha aktivitetet e tjera të Komunës kanë qenë të panjohura për qytetarët.

Këto praktika të jo transparencës ndaj qytetarëve tashmë janë kapitull i mbyllur. Javën e kaluar, komuna ka punësuar katër mjekë të rinj, me një proces krejtësisht transparent, duke i notuar kandidatët dhe duke i publikuar rezultatet e tyre. Ky proces transparent ka qenë i mbikëqyrur nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë. Këtë muaj do të bëjmë përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave me një proces transparent, gjithashtu duke i notuar, ndërsa në procesin e mbikëqyrjes, pos këshillit të prindërve, do të jenë edhe OJQ-të.

Komunikimi ynë me qytetarët dhe informimi i tyre nga ana jonë do të jetë i vazhdueshëm. Hapja e qendrës së thirrjeve ‘’ALO, KOMUNA!’’ e tregon më së miri Komunën tonë të hapur, duke i pranuar brengat dhe problemet e qytetarëve tanë. Prizreni po ashtu është kyçur në projekt-platformën ëëë.ndreqe.com, ku me këtë aplikacion mundësohet komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarë. Po ashtu edhe përmes kanaleve të tjera informative dhe me media sociale, për çdo aktivitet të Komunës, qytetarët njoftohen po atë ditë. Ëeb-faqja e tanishme e Komunës ka pasur ngecje për shkak të tranzicionit të saj nga faqja e vjetër, të cilën e ka bërë Ministria, mirëpo tashmë është aktivizuar dhe ka filluar të funksionojë pa probleme. Ajo është duke u plotësuar nga zyrtarët komunalë me procese të përshpejtuara. Pjesën formale të takimit të Kryetarit me drejtorë do ta hapim në muajin e ardhshëm, por si shprehje e “transparencës radikale”, i ftojmë mediat dhe shoqërinë civile që t’i përcjellin punët pas marrjes së vendimeve, vendime këto që po publikohen vazhdimisht në ëeb-faqen e Komunës dhe në media sociale. Përndryshe, Zyra e Informimit dhe e Komunikimit tanimë ka qasje dhe strategji të dalluar.

Sigurisht që çdo informacion dhe komunikim, patjetër do të kalojë nga kjo zyrë, duke u arkivuar dhe kordinuar si informacion, por komunikimin me media dhe qytetarë e bën në mënyrë parësore përmes përgjegjësve. Strategjia jonë nuk parasheh një zëdhënës që del para mediave për çdo ngjarje dhe informacion më shumë se vetë Kryetari dhe drejtorët, apo përgjegjësit e tjerë të sektorëve komunalë. Pra, Kryetari dhe stafi i tij janë funksionalë dhe po punojnë sipas përgjegjësive të tyre. Për këtë arsye, për çdo informacion dhe llogaridhënie do të jenë ata përballë qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile.

Në Komunën tonë të hapur, për tre muaj, janë realizuar 2313 takime me Kryetarin, janë mbajtur 25 prononcime dhe konferenca për media, janë publikuar 327 lajme, janë pranuar 8,239 mesazhe në media sociale, nga 28 marsi e deri më 5 prill në qendrën e thirrjeve janë pranuar 478 sosh, 11 raste dhe 8 intervenime në platformënndreqe.com.Të gjitha këto komunikime na kanë ndihmuar të njoftohemi edhe më shpejt me problemet e qytetit dhe brengate qytetarëve, duke përshpejtuar kështu procesin e identifikimit dhe duke afruar kohën e zgjidhjes së tyre.

Qasja në informacion në Komunën e Prizrenit nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë.Ne për tre muaj kemi krijuar,zhvilluar dhe po vazhdojmë të avancojmë kanale të reja informative, të cilat nuk kanë ekzistuar më

Më Shumë

“Messi i Prizrenit”, talenti që ishte afër transferimit në Manchester City

Në Prizren e thërrasin “Messi”. Shpesherë driblon bukur sikur Leo dhe dhuron magji me të majtën. Ylli Myrtezanin dhe kampionin e botës e lidh një fakt...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit