10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Asamblistët e VV-së demaskuan keqpërdorimet e Komunës së Prizrenit

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, vlerëson se Asambleja Komunale në Prizren, gjatë këtij viti ka shënuar një hiperaktivitet të punëve. Sipas ky rezultat ka arritur falë angazhimit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!

“Asamblistët tanë në të gjitha kategoritë e punës së asamblesë e kanë shtyrë debatin politik gjë që kjo prej se ekziston institucioni i asamblesë ka munguar”,vlerëson Rexhaj.

“Në një anë kemi pasur një pozitë e cila ka qenë pasive. Asamblenë e ka konsideruar të vakët dhe me të gjitha metodat ka dashur t’i ikë debatit dhe ballafaqimit politik, ndërsa në anën tjetër kemi pasur një opozitë të përçarë edhe brenda subjekteve të cilët kanë qenë eksponent të pozitës, dhe së fundmi kemi pasur VV-në, e cila mirëfilli ka mbrojtur interesin publik përmes kritikës e ballafaqimit dhe poashtu kemi dhënë alternativat tona konkrete për çështje të ndryshme”.

Rexhaj thotë se adresa e vetme e qytetarëve të Prizrenit, kanë qenë asamblistët e Vetëvendosjes.

“Me plot krenari mund të them që adresa e vetme qytetarëve kanë qenë asamblistët e VV-së, të cilat çështjet dhe brengat e tyre, me qindra sosh i kanë paraqitur në asamble”, thotë Rexhaj për “PrizrenPress”.

Ai tregon se Vetëvendosje! në asamble ka operuar në tre rrafshe: të kritikës, të analizës së mirëfilltë dhe të alternativave konkrete ose zgjidhjeve të çështjeve të ndryshme.

“Asamblistët tanë kanë ndalur rrënimin e pjesshëm të Kinemasë së Qytetit, sigurisht në bashkëpunim me organizatat kulturore në Prizren, kemi themeluar Teatrin e Qytetit të Prizrenit, gjë që qeverisja aktuale me dhjetëra vite nuk ka mundur ta bëj këtë, kemi zgjidhur çështjen e klubit futbollistik “Liria”, duke iu dhënë hapësirë futbollistëve dhe sportdashësve duke lënë jashtë për aq sa kemi mundur partitë politike jashtë këtij procesi”.

“Kemi ngritur çështje nga më të ndryshmet, duke filluar nga arsimi, keq-menaxhimi, partititizimi dhe nepotizmi dhe deri te çështjet e rrahjeve dhe thirrjeve nëpër shkolla”.
“Sa i përket infrastrukturës, kemi paraqitur problemet në fusha të caktuara, siç është rasti i parkingjeve dhe mjeteve bartëse, marimangat, tregjet të cilat keq-menaxhohen dhe i kanë borxh komunës e cila nuk po mund t’i inkasoj shkaku i papërgjegjësisë, e deri të çështjet e keq-menaxhimit të shtëpive kulturore në Zhur, Medvec, etj, e deri te rrugët e sheshet”.

“Sa i përket ekonomisë lokale, ne kemi dhënë 20 propozime konkrete të cilat do të rezultonin në rritjen ekonomike të resurseve të qytetit tonë, të cilat nuk i ka pranuar prof. Muja. Kemi denoncuar harxhimet e mijërave eurove për shpenzime të luksit etj. “

Asamblisti Rexhaj tregon se PDK-ja në Prizren, gjatë kësaj periudhe kohore ka tentuar që t’i ndal dhe devijojë kritikat e asamblistëve të Vetëvendosjes.

“Partia Demokratike e Kosovës –dega në Prizren, ka pasur një mision të vetëm që faktet, kritikën dhe qëndrimet tona ose t’i ndal ose t’i devijoj. Po ashtu Asamblistët e VV-së janë ballafaquar me fyerje jashtë çdo etike humane, kërcënime e shantazhe nga më të ndryshmet. Dhe më e lehta ka qenë kur asamblistëve tanë shumë shpesh iu është ndalur fjala në gjysmë, ose nuk iu është dhënë fare. Kjo për të vetmen arsye, sepse ne, përherë qëndrimet tona i kemi pasur të bazuara, zgjidhjet për çështjet i kemi pasur konkrete”.

“Ne gjithmonë kemi insistuar që Asambleja duhet të funksionojë mbi baza demokratike, ku secili lirshëm ta thotë mendimin e vet. Dhe jo rrallë herë kemi pasur raste, kur pozita e ka lëshuar seancën parlamentare për ta pamundësuar mbajtjen e saj për shkak të kuorumit”.

“Mendojmë se VV-ja të gjitha debatet brenda asamblesë me sukses i ka fituar. Madje, për këtë keni raportet e shoqërisë civile të cilat e ngrenë lart punën tonë”.
Rexhaj premton se në vitin 2015-të ,asamblistët e Vetëvendosjes, do të jenë edhe më kritikë në zgjidhjen problemeve të qytetit.

“Ky është vetëm viti i parë i punës sonë. Në vitin që po vjen do të kemi shumë më shumë kritikë alternative dhe qëndrime tona për zgjidhjet konkrete të qytetit”.
“Duke pasur parasysh që kemi një kryetar të dënuar, me gjithë kastën e drejtorëve të kaluar e poashtu disa të dënuar edhe në këtë qeverisje asamblistët tanë do të bëjnë të gjitha përpjekjet institucionale dhe të sferës publike që ta rrëzojnë njëherë e përgjithmonë kjëtë qeverisje kriminale”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit