19.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Asamblisti i PDK-së: Rexhepi nxori mjete të forta nga bagazhi dhe më ndoqi deri në polici

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e zyrtarit të Zyrës së Prokurimit, Nezir Rexhepi, në lidhje me përleshjen fizike mes tyre.

Besimi, në versionin e tij për ngjarjen që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Prizren, ka thënë se është viktimë e sulmit. Ka pretenduar se zyrtarin e tenderëve në Komunën e Prizrenit e ka takuar rastësisht në afërsi të Komunës, para se të ndodhte përplasja.

“Unë kam qenë duke e parkuar veturën time afër Komunës, teksa ai ka qenë në këmbë”, rrëfen Besimi.

Sipas asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka qenë Rexhepi ai që e ka fyer rëndë atë para se të niste kacafytja mes të dyve.

“Kur unë kam dalë prej veturës për me shku drejt Komunës, më ka thënë: ‘çfarë ke?’. I kam thënë: ‘çfarë ka të re?’. Pastaj, ai më ka thënë mua se ‘kohët e fundit je duke lypë q* nane, ti u bëre me më paditë mua’”, ka rrëfyer Besimi, në një deklarim për Gazetën Insajderi. “Në ato momente, më është vërsulur mua dhe më ka shqyer këmishen”.

Besimi thotë se pas kacafytjes me njëri-tjetrin, zyrtari i Zyrës së Prokurimit të Komunës ka tentuar ta sulmoi atë edhe me mjete të forta – të cilat, siç thotë asamblisti i Kuvendit Komunal, i ka nxjerrë nga bagazhi i veturës së tij.

“Ai, me vrap ka shkuar dhe e ka hapur bagazhin e veturës së tij. Ka nxjerrë mjete të forta nga bagazhi për të më sulmuar. Unë, në atë moment kam shkuar tek vetura ime për t’u nisur drejt stacionit policor. Pastaj ai ka hyp në veturën e tij dhe më ka ndjekur nga mbrapa deri në stacion”, rrëfen Besimi.

Madje, Besimi shprehet se ngjarja e ndodhur të mërkurën është e inskenuar nga Rexhepi “me një qëllim të caktuar”.

“Ai e ka krijuar një skenar për të cilin më ka sulmuar dhe unë jam viktimë e këtij rasti. Unë, kurrë në jeten time asnjë problem me ligjin nuk e kam pasur”, thotë asamblisti i PDK-së. “Nezir Rexhepi më ka sulmuar mua në shenjë hakmarrje sepse ai kujton që unë jam pjesë e kallëzimit penal dhe e atij biznesi, por kjo nuk është e vërteta”.

Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në tenderë të Komunës së Prizrenit.

“Kompania e babait tim tash e gjashtë vite asnjëherë nuk ka marrë pjesë në asnjë tender në Komunën e Prizrenit. Një familjar i imi, djali i axhës tim më konkretisht, ka bërë kallëzim penal ndaj tij [v.j, Nezir Rexhepit] lidhur me 4-5 kontrata që i ka keqpërdorur Nezir Rexhepi”, ka thënë Besimi.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar sot përleshjen fizike ndërmjet Besimit dhe Rexhepit.

Ndonëse kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pretendoi se zyrtari Rexhepi është sulmuar nga asamblisti i PDK-së, Policia ka thënë se të dy personat janë të dyshimtë lidhur me rastin.

“Me inicimin e prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt sepse të dy personat për momentin janë si të dyshimtë për involmim në këtë rast. Sipas informatave zyrtare, nuk ka të bëjë me çështje zyrtare ky rast”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit.

Ai ka thënë se të dy personat “kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe janë të lënduar shumë pak”.

Ndërkaq, Nezir Rexhepi, në një bisedë telefonike me Insajderin të mërkurën në mbrëmje, u shpreh se asamblisti Besimi e kishte ofenduar rëndë atë në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren.

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Në Prizren, sot mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin ukrainas

Sot, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, do të mbahet ceremonia e diplomimit të deminierëve të kursit të parë me kontingjentin...

Lajmet e Fundit