9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Avdyli: Edhe dy javë Kuvendi fillon punën, na presin sfida

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli pas regjistrimit si deputet në Kuvend të Kosovës ka shkruar se edhe dy javë Kuvendi fillon me punën.

Përmes një shkrimi në Facebook, Avdyli thotë se i presin sfida të reja, e se janë optimist në tejkalimin e çdo pengesë drejt suksesit.

“Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon me punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për ti dhënë udhë proceseve. Optimistë në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Janë 120 deputetë të rinj të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit ndërsa shumë shpejt pritet të thirret seanca konstituive ku ata do të japin betimin./GazetaExpress/

Më Shumë

Vetaksidentohet një kamion, rruga Carralevë-Duhël e bllokuar

Një person është lënduar në një vetaksident të shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Carralevë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media...

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Lajmet e Fundit